Trajnime të përgjithshme

Trajnimet e organizuara nga KCSF kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

Modulet e Trajnimeve përbëhen nga trajnime 2-3 ditore, temat e të cilave janë dizajnuar për të avancuar aftësitë e përfaqësuesve të organizatave që të angazhohen për mirëfunksionimin e organizatave të shoqërisë civile. Nga ekspertët më të kualifikuar të fushave përkatëse, pjesëmarrësit në këto trajnime do të kenë mundësinë të prekin tema të rëndësishme duke u nisur nga: analizimi i legjislacionit në fuqi, parimet themelore të qeverisjes së brendshme të organizatave të shoqërisë civile, pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje, komunikimi me mediat, planifikimi strategjik dhe ngritja e fondeve, menaxhimi i ciklit të projektit, e deri te obligimet që organizatat e shoqërisë civile kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Të gjitha trajnimet e lartpërmendura ofrohen pa pagesë dhe në pëfundim të secilit trajnim vijuesit pajisen me certifikata të pjesëmarrjes.

Dokumentet - Trajnime të përgjithshme

Kërkesat specifike

Me qëllim të adresimit dhe plotësimit të nevojave specifike që mund t’i kenë organizatat e shoqërisë civile, Qendra ofron ngritje të kapaciteteve përmes mjeteve të ndryshme të përshtatshme për organizatat e shoqërisë civile në bazë të madhësisë dhe specifikave të punës së tyre.

Të interesuarit për të përfituar nga mundësitë për ngritje të kapaciteteve sipas nevojës, duhet të shprehin interesimin e tyre duke kontaktuar në email adresën: [email protected], dhe në bazë të kërkesës stafi i Qendrës do të përkujdeset për organizimin e aktiviteteve adekuate bazuar në kërkesën e pranuar.