Salla e konferencave
KCSF në kuadër të hapësirave të Qendrës ofron sallë të konferencave, të pajisur me të gjitha elementet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve nga organizatat e shoqërisë civile.
Salla e konferencave ofron hapësirë të përshtatshme për organizimin e trajnimeve, punëtorive, fokus grupeve, konferencave për medie, etj. me kapacitet deri në 25 persona. Salla është e pajisur me projektor, pajisje të përkthimit dhe ka qasje në internet (wireless).
Çmimet për shfrytëzimin e sallës së konferencave mund të merren në nga stafi i Qendrës në [email protected]. Për të gjitha OShC-të aktive në Kosovë shfrytëzimi i sallës së konferencave ofrohet me çmim të përgjysmuar.