Rrjetëzimi
Duke qenë të përkushtuar për ngritjen e bashkëpunimit brendasektorial dhe më gjerë, KCSF-ja është nismëtare dhe anëtare e një numri rrjetesh të organizatave të shoqërisë civile në nivel kombëtar, rajonal dhe europian.
KCSF-ja është anëtare e rrjeteve të mëposhtme:

Platforma CiviKos - CiviKos është nismë e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë që ka për qëllim krijimin e një mjedisi të përshtatshëm formal për bashkëpunim të sektorit të shoqërisë civile dhe Qeverisë së Kosovës.

Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) - BCSDN është nismë e organizatave që merren me zhvillimin e shoqërisë civile nga 9 shtete të Ballkanit, e që angazhohen për fuqizimin e shoqërisë civile në Ballkan nëpërmjet ndarjes dhe zhvillimit të praktikave dhe koncepteve lokale dhe fuqizimin e aktorëve të shoqërisë civile.

PASOS - PASOS është rrjet europian i instituteve hulumtuese që angazhohen për promovimin dhe mbrojtjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe vlerave të shoqërisë së hapur.

CIVICUS - Aleanca Botërore për Pjesëmarrje Qytetare - CIVICUS është aleancë ndërkombëtare e anëtarëve dhe partnerëve që përbëhet nga një rrjet organizatash me ndikim në nivelet lokale, kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, dhe përfshin spektrin e shoqërisë civile. Në definicionin e shoqërisë civile CIVICUS përfshin: rrjetet dhe organizatat e shoqërisë civile, sindikatat, rrjetet me bazë fetare, shoqatat profesionale, OJQ-të, organizatat për zhvillim të kapaciteteve; fondacionet filantropike dhe organet e tjera të financimit.

Lëvizja Europiane Ndërkombëtare (EMI) - Lëvizja Europiane është rrjeti më i madh gjithë-europian i organizatave pro europiane. Është prezent në 39 shtete dhe përfshin 36 shoqata ndërkombëtare, duke bërë bashkë shoqërinë civile, bizneset, sindikatat, OJQ-të, partitë politike, autoritetet lokale dhe sektorin akademik nga e gjithë Europa.

Shërbim Europian për Veprim Qytetar (ECAS) - ECAS është një organizatë ndërkombëtare, jo për përfitim me seli në Bruksel me anëtarësi nga e gjithë Europa dhe me mbi 27 vite përvojë. Misioni i ECAS-it është të fuqizojë qytetarët me qëllim të krijimit të një Bashkimi Europian më gjithëpërfshirës dhe më të fuqishëm përmes: Promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve; dhe zhvillimit dhe mbështetjes së mekanizmave për të rritur pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në Bashkimin Europian.

WB6: - Grupi i Avokimit WB6 është një iniciativë e OShC-ve të Ballkanit Perëndimor që synon përshpejtimin dhe lehtësimin e zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perënimor. Në mënyrë që të tejkalohen pengesat e integrimit të Balkanit Perëndimor në BE, WB6 synon që të iniciojë përkrahjen e politik-bërësve në institutcionet e Brukselit, shteteve anëtare të BE-së dhe atyre në Ballkanin Perëndimor.