
Që nga themelimi në vitin 1998, KCSF-ja ka pasur rol qendror në forcimin dhe financimin e sektorit të shoqërisë civile në Kosovë. KCSF-ja angazhohet në avancimin e ambientit të veprimit për shoqërinë civile në Kosovë dhe më gjerë, jep kontribut të drejtpërdrejtë në proceset e politikave dhe të ligjbërjes, i shtyn përpara mundësitë ligjore dhe praktike për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në politikëbërje dhe Agjendën Europiane të Kosovës, ofron mbështetje për ngritjen e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC-ve) dhe akterëve të tjerë, si dhe vepron si grantdhënës për donatorët kryesorë të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë. KCSF beson se: 1) një shoqëri civile e guximshme dhe efektive është e domosdoshme për avancimin dhe mbështetjen e tranzicionit demokratik të Kosovës, dhe 2) perspektiva e Integrimit Europian është nxitësi më i fuqishëm i reformave të brendshme në Kosovë. Për këto arsye, KCSF mbështet qytetarinë aktive përmes avancimit të ambientit për veprim të shoqërisë civile, si dhe mbështet nismat e shoqërisë civile në artikulimin dhe adresimin e nevojave të anëtarëve e përfituesëve të tyre. Që nga viti 2006, KCSF i dha të gjitha aktiviteteve të veta një fokus të fuqishëm të procesit të integrimit europian. Gjatë 20 viteve të ekzistencës, KCSF ka financuar qindra OShC dhe nisma të tyre nëpërmjet një vistre të instrumenteve të veçanta të financimit; ka organizuar qindra trajnime për mijëra pjesëmarrës nga shoqëria civile dhe jo vetëm; ka publikuar dhjetra publikime, raporte hulumtuese dhe materiale tjera; ka dhënë qindra bursa për studentët nga komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian; ka menaxhuar Shkollën për Integrim Europian me më shumë se 1,000 të diplomuar, ka kontribuar në mundësitë formale të përfshirjes së OShC-ve në procesin e integrimit europian, si dhe ka përkrahur rrjetëzimin e OShC-ve të Kosovës me organizatat e ngjashme në Europë dhe përtej; ka sjellë në Kosovë ekspertizë të nivelit më të lartë për të ndarë përvojën e fazave të ndryshme të integrimit europian; ka propozuar dhe dizajnuar mekanizma për procesin e konsultimit publik; ka udhëhequr strukturimin e bashkëpunimit të qeverisë me shoqërinë civile; ka ofruar ekspertizë dhe analiza gjatë hartimit të legjit bazë për OJQ dhe akteve nënligjore; ka mbrojtur me sukses parimet e lirisë së asociimit para Gjykatës Kushtetuese; ka kontribuar në përpjekjet rajonale në definimin e ambientit të favorshëm për veprimtarinë e shoqërisë civile; dhe shumë më tepër.
Megjithatë, edhe pse të ndarë në programe, një numër i madh i projekteve dhe aktiviteteve të KCSF-së janë të ndërlidhura dhe ndërmirren në kuadër të tre programeve. Grupi i synuar i KCSF-së janë orgnizatat e shoqërisë civile, autoritete publike dhe mediet.

Të arriturat kryesore
-
300
Projekte -
150
Trajnime -
403
Bursa -
1000
Alumni të KCSF -
28
Publikime