Kërkesat specifike
Me qëllim të adresimit dhe plotësimit të nevojave specifike që mund t’i kenë organizatat e shoqërisë civile, Qendra ofron ngritje të kapaciteteve përmes mjeteve të ndryshme të përshtatshme për organizatat e shoqërisë civile në bazë të madhësisë dhe specifikave të punës së tyre.
Të interesuarit për të përfituar nga mundësitë për ngritje të kapaciteteve sipas nevojës, duhet të shprehin interesimin e tyre duke kontaktuar në email adresën: [email protected], dhe në bazë të kërkesës stafi i Qendrës do të përkujdeset për organizimin e aktiviteteve adekuate bazuar në kërkesën e pranuar.