Ligjëruesit

Gentian Elezaj është PhD në Politikë Europiane, ish-zëvendës ministër për integrim europian në Qeverinë e Shqipërisë. Elezaj është ligjërues në Universitetin e Tiranës. Aktualisht ekspert i pavarur. Ligjëron në punëtorinë e parë, “Institucionet dhe vendimmarrja në Bashkimin Europian”.

Emrush Ujkani është jurist i specializuar në të drejtën e BE-së. Ligjërues në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT). Trajner në Institutin Gjyqësor të Kosovës, Odën e Avokatëve të Kosovës dhe në Agjencinë për Pronësi Intelektuale.
Jehona Lushaku është MA e Studimeve Europiane, këshilltare për integrim europian në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë dhe ligjëruese në Universitetin e Prishtinës. Ujkani dhe Lushaku ligjërojnë në punëtorinë e dytë të Shkollës, “Korniza ligjore e Bashkimit Europian”.

Jeton Karaqica, MA në Zhvillim Ekonomik, është udhëheqës i Departamentit për Kritere Ekonomike dhe Treg të Brendshëm në Ministrinë për Integrim Europian në Kosovë.

Naim Huruglica, ka studiuar për Makroekonomi dhe më vonë ka maxhistruar në fushën për financat ndërkombëtare, është drejtor në kompaninë IronConsulting.

Ilir Dugolli, magjistër i së Drejtës Kushtetuese Komparative, njëherit ka qenë edhe ambasador I Republikës Kosovës në Republikën e Lituanisë. Është drejtor në departamentin për NATO dhe Politika të Sigurisë. Karaqica, Huruglica dhe Dugolli ligjërojnë në punëtorinë e tretë me temë “Politikat kyçe të Bashkimit Europian”.

Augustin Palokaj është gazetar dhe korrespodent politik në Bruksel i gazetës së përdtishme “Koha Ditore”, televizionit KTV dhe i së përditshmes kroate “Jutarnji list”. Ligjëron në punëtorinë e fundit të Shkollës, “Kosova dhe Bashkimi Europian”, si dhe në ligjeratën e hapur.