Programi i trajnimeve

Trajnimet e organizuara nga KCSF kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

Modulet e Trajnimeve përbëhen nga trajnime 2-3 ditore, temat e të cilave janë dizajnuar për të avancuar aftësitë e përfaqësuesve të organizatave që të angazhohen për mirëfunksionimin e organizatave të shoqërisë civile. Nga ekspertët më të kualifikuar të fushave përkatëse, pjesëmarrësit në këto trajnime do të kenë mundësinë të prekin tema të rëndësishme duke u nisur nga: analizimi i legjislacionit në fuqi, parimet themelore të qeverisjes së brendshme të organizatave të shoqërisë civile, pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje, komunikimi me mediat, planifikimi strategjik dhe ngritja e fondeve, menaxhimi i ciklit të projektit, e deri te obligimet që organizatat e shoqërisë civile kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Të gjitha trajnimet e lartpërmendura ofrohen pa pagesë dhe në pëfundim të secilit trajnim vijuesit pajisen me certifikata të pjesëmarrjes.