Programi Ekzekutiv
Programi ekzekutiv organizohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në bashkëpunim me Kolegjin e Europës. Ky program synon nivelin e lartë ekzekutiv të organizatave të shoqërisë civile në rajonin e Ballkanit Perendimor, të cilët janë të përkushtuar për t’u përfshirë në veprimtari avokuese dhe kanë në fokus çështjet rreth Bashkimit Europian.
Moduli është i dizajnuar në atë mënyrë që të prekë disa dimenzione njëkohësisht, duke përfshirë njohuritë bazë rreth institucioneve të BE-së dhe rolit të tyre, ndikimin e organizatave të shoqërisë civile në vendimmarrje përgjatë procesit të integrimit, si dhe shembuj realë dhe rezultativë të përfshirjes në këto procese. Pjesëmarrësve u ofrohen mundësi të shumta për të ngritur aftësitë e tyre praktike dhe për rrjetëzim me qëllim të zhvillimit të një sinergjie për bashkëpunime të mëpastajme në mes të këtyre organizatave.
Programi ofrohet në saje të bashkëpunimit afatgjatë të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) me Kolegjin e Europës, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë (Sida) dhe Qeverisë së Luksemburgut.