Qendra e KCSF-së
Qendra ka për qëllim krijimin e një hapësire e cila do të jetë në funksion të drejpërdrejtë të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të shoqërisë civile përmes promovimit dhe përkrahjes së organizimit dhe qeverisjes së mirë të OShC-ve, mbledhjes, strukturimit dhe shpërndarjes së informatave për zhvillimet e fundit të sektorit të shoqërisë civile, ngritjes së kapaciteteve të OShC-ve dhe ngritjes së nivelit të bashkëpunimit në mes të OShC-ve, autoriteteve publike dhe donatorëve.
Fushat kryesore të cilat mbulohen nga Qendra
Bazuar në përvojën e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në zhvillimin e sektorit të shoqërisë civile dhe procesin e integrimit europian, fushat kryesore të cilat do të mbulohen nga Qendra e KCSF-së janë:
Legjislacioni për shoqëri civile
– Parimet themelore të së drejtës jo-për-përfitim;
– Kuptimi dhe zbatimi i Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ;
– Koncepti i Statusit për Përfitim Publik dhe zbatimi në Kosovë;
– Korniza bazë fiskale për veprimtarinë e OShC-ve.
Qeverisja e brendshme e organizatave të shoqërisë civile
– Parimet themelore të qeverisjes së mirë të brendshme;
– Organet dhe strukturat vendim-marrëse dhe menaxhuese dhe funksionimi i tyre;
– Dokumentet e brendshme të OShC-ve (statuti, rregulloret e punës, etj);
– Sistemet dhe strategjitë e transparencës dhe llogaridhënies.
Pjesëmarrja qytetare në vendim-marrje
– Parimet themelore të pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje;
– Roli i shoqërië civile në hartim dhe zbatim të politikave;
– Nivelet dhe mënyrat e pjesëmarrjes në vendim-marrje;
– Korniza ligjore për pjesëmarrje qytetare në Kosovë;
– Mënyrat dhe teknikat e procesit të konsultimeve publike;
– Nivelet dhe strukturat e bashkëpunimit të autoriteteve publike – shoqëri civile.
Pjesëmarrja e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian
– Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimit europian;
– Mekanizmat dhe strukturat e BE-së – shoqëri civile;
– Mekanizmat dhe strukturat institucioneve vendore – shoqëri civile;
– Pjesëmarrja në hartim, zbatim dhe monitorim të dokumenteve kryesore BE – Kosovë.
Ngritja e fondeve
– Kapacitetet për ngritjen e fondeve për OShC;
– Format dhe mënyrat e përkrahjes së organizatave të shoqërisë civile;
– Konsultimi dhe programimi i asistencës teknike;
– Koordinimi i donatorëve dhe fushave që përkrahen.