Standardet për zhvillim

Në kuadër të këtij programi, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile angazhohet në përkrahjen e iniciativave civile lokale që çojnë në një lëvizje të fuqishme të shoqërisë civile që do të promovojë një kulturë demokratike dhe për t’iu përgjigjur nevojave socio-ekonomike të Kosovës. Konkretisht, në vitet e fundit KCSF-ja angazhohet për krijimin e një ambienti favorizues për funksionimin e shoqërisë civile në Kosovë.