Organet vendim-marrëse
Bazuar në Ligjin për Liri të Asociimit në OJQ, OJQ-të mund të themelohen si shoqata dhe fondacione. Organi më i lartë drejtues i shoqatës është Kuvendi i Anëtarëve; kurse organi më i lartë drejtues i fondacionit është Bordi i Drejtorëve.
Kuvendi i anëtarëve – përfaqësohen të gjithë anëtarët e OShC-së (ose me nga një anëtar secila nga organizatat anëtare, në rastet kur shoqata është rrjet i OShC-ve). Kuvendi i anëtarëve duhet të takohet së paku një herë në vit.
Bordi i drejtorëve – përbërja e parë e Bordit të Drejtorëve të fondacionit emërohet nga themeluesi i fondaconit, ndërsa në vazhdim anëtarët e Bordit zgjidhen nga vetë anëtarët e tij. Bordi i Drejtorëve duhet të takohet së paku një herë në vit.