FTESË - LANSIMI I PLATFORMËS ONLINE PËR KONSULTIME PUBLIKE
http://konsultimet.rks-gov.net
Pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Qeverisë së Republikës së Kosovësnr. 05/2016 mbi Standardet Minimale për procesin e konsultimit publik më 01 janar 2017, Zyra e Kryeministrit ju fton në lansimin zyrtar tëPlatformës Online për konsultime publike, e cila është mjet kryesor përimplementimin e standardeve minimale të miratuara për konsultime publike në procesin e politikë bërjes.
Qëllimi i kësaj platforme është të ndihmojë ministritë dhe agjencitë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të lehtësuar procesin ekonsultimeve publike përmes përfshitjes së autoriteteve publike dhejoqeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe partnerë të tjerërelevant përgjatë procesit të politikë bërjes dhe vendimmarrjes. Përmeskësaj platforme sigurohet një proces i komunikimit ndërmjet organevepublike, palëve të interesuara dhe publikut të gjërë, për njëpjesëmarrje gjithëpërfshirëse në procesin e politikëbërjes dhevendimmarrjes me interes publik si dhe rritjen e transparencës epërgjegjësisë së organeve publike ndaj palëve të interesit dhe publikut.
Platforma është zhvilluar nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë me mbështetjen e projektit dy vjeçar të financuar nga BE”Mbështetje për Implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunimme Shoqërinë Civile”. Ky aktivitet po përkrahet nga Fondacioni Kosovarpër Shoqëri Civile (KCSF) si bashkëpartner në zbatim të StandardeveMinimale për konsultime me publikun dhe CiviKosi-si përfaqësues i mëshumë se 170 organizatave të shoqërisë civile.
Lansimi i Platformes do të mbahet ditën e mërkurë, me 22 shkurt2017, në orën 13:00 -15:30 në Ndërtesën e Qeverisë, kati 0, salla P38,Prishtinë.
Folës:
z. Isa Mustafa, Kryeministër i Republikës së Kosovës
znj.Natalya Apostolova, Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë–të konfirmohet
z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit;
znj.Valdete Idrizi, Drejtoreshë ekzekutive e Platformës CiviKos
znj.Venera Hajrullahu , Drejtoreshë ekzekutive e KCSF-së
z.Igor Vidacak, Udhëheqës i Ekipit të Projektit të BE-së
Për më shumë detaje, ju lutem pranoni të bashkangjitur agjendën.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen në email adresën [email protected].
DISA PROPOZIME PËR UNIVERSITETIN E PRISHTINËS
Problemet në arsimin e lartë në Kosovë shkojnë shumë përtej Universitetit të Prishtinës, por, megjithatë, ai mbetet ofruesi më i rëndësishëm publik i arsimit të lartë në vend dhe rrjedhimisht aty mbetet gjithmonë edhe fokusi ynë kryesor. UP-ja asnjëherë nuk ka pasur trend normal të zhvillimit. Prej kohës së themelimit të tij, përfshirë edhe periudhën pas vitit 1999, UP-ja ka funksionuar nën ndikimin e fuqishëm të politikës. Pikërisht në kohën kur UP-ja kishte filluar të ndërtonte një bazë për një funksionim të mirëfilltë të tij, në vitet ‘90 ai zhvendoset nga ndërtesat universitare në objekte private, ku preokupim kyç bëhen problemet ekzistenciale. Në këtë kohë ka pasur pak mundësi të mendohet dhe të punohet për shërbime cilësore akademike, plan-programe moderne apo mësimdhënie cilësore. Pas vitit 1999, dhe gjatë gjithë këtyre viteve deri më sot, UP-ja asnjëherë nuk është ndihmuar seriozisht në ngritjen e qëndrueshme të kapaciteteve të tij dhenë mbështetje për zhvillim të qëndrueshëm.
Sot problemet dhe dështimet në UP, mbi të gjitha, janë probleme sistemore dhe strukturore dhe si të tilla shumë pak janë trajtuar. Defektet sistemore ndërlidhen me faktorët e jashtëm, respektivisht me problemet e përgjithshme në vendin tonë, përfshirë këtu problemet e qeverisjes së përgjithshme, të funksionimit ekonomik, të vetëdijes sonë shoqërore, kulturës e të tjera. Ndërsa problemet e brendshme ndërlidhen drejtpërdrejt me defektet sistemore të vetë sistemit funksional tëUP-së, përfshirë këtu funksionimin e të gjitha njësive akademike dhe organeve të tjera drejtuese të UP-së.
Në UP kemi probleme serioze në mos ndërlidhjen mes aspektit mësimor dhe aspektit shkencor, që paraqesin bazament kyç për funksionimin e një universiteti. Probleme të tjera rreth cilësisë së studimeve në UP janë: mosimplementimi i metodave moderne të mësimdhënies dhe të vlerësimit, mungesa e literaturës adekuate e studimeve dhe bibliotekave në fakultete, mosfunksionimi efikas i administratës, përfaqësimi i studentëve, e tjera.
Kërkesa për studime në UP vetëm sa është rritur përgjatë viteve. Sipas të dhënave të vitit 2003/04, atëbotë, me 27.000 studentë në UP punonin 861 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë, ndërsa në vitin shkollor 2010/11, me 44.000 studentë punonin 1023 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë. Kështu, derisa numri i studentëve është shtuar për 60% për shtatë vjet, në periudhën e njëjtë kuadri akademik është shtuar për 20%.
Ndërhyrja në UP nga jashtë nuk do ta përmirësojë gjendjen e tij, sepse problemet janë në masë të madhe të brendshme dhe ato duhet adresuar brenda UP-së. Kuvendi i Kosovës, si themelues i UP-së, nuk ka asautoritetin e as kapacitetet dhe kompetencën e duhur për ndërhyrje të tilla. Për përmirësimin dhe reformimin e UP-së nevojiten vullnet, dedikim dhe mobilizim i gjithëmbarshëm shoqëror, dhe, së dyti, njëmbështetje thelbësore ndërkombëtare për sigurimin e reformave efektive dhe afatgjate.
Hapja e UP-së dhe ndërtimi i bashkëpunimeve me sektorin privat në Kosovëdo ta ndryshonte dhe avanconte dukshëm rolin e tij në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. UP-ja duhet të përkushtohet që të zhvillojë bashkëpunim dhe partneritet me sektorin privat në Kosovë, ku përfitimet do të ishin reciproke, si për UP-në ashtu edhe për ekonominë e vendit. Studentëve duhet t’u ofrohen programe akademike cilësore dhe që këto të jenë të tilla duhet që gjatë zhvillimit të programeve akademike (bachelor, master dhe të doktoratës) të përfshijnë domosdo sugjerimet nga palët e interesit, nga fusha e ekonomisë dhe shoqërisë. Sot në shumicën e vendeve të zhvilluara suksesi i një universiteti matet me rezultatet dhe kontributet konkrete që universiteti i jep në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, konkretisht, me numrin e të punësuarve nga studentët e diplomuar, me rezultatet konkrete të bashkëpunimit nga projektet hulumtuese, me industritë e ndryshme, etj.
Duhet inicuar procesin e ndryshimeve ligjore, konkretisht të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe të Statutit të Universitetit të Prishtinës dhe përkëtë çështje duhet të krijohet një trupë gjithëpërfshirëse, në përbërjene së cilës duhet të jenë personalitete me kredibilitet, qoftë nga Universiteti, Qeveria, Kuvendi i Republikës së Kosovës, shoqëria civile dhe partnerë të tjerë zhvillimorë.
Zgjidhja e problemeve të UP-së duhet të kërkohet edhe në reformimin e organizmit të UP-së me qëllim të pamundësimit të riciklimit të krizave që po na përcjellin qe një kohë të gjatë në UP. Hap konkret në këtë drejtim do të duhej të ishte rishikimi i modelit të zgjedhjes së Senatit dhe Bordit të UP-së. Bordit të UP-së duhet t’i rishikohen kompetencat e parapara në Statutin e UP-së, në mënyrë që ai të mbetet vetëm autoritet mbikëqyrës dhe këshillues në udhëheqjen e UP-së. Senati i UP-së duhet të mbetet përgjegjës plotësisht për çështjet akademike, ndërsa rektori iUP-së përgjegjës për të gjitha aspektet menaxheriale të UP-së. Senati dhe KD i UP-së në këtë mënyrë do të siguronin një sistem kontrolli dhe balancimi ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj rektorit të UP-së.
Duhet shqyrtuar mundësitë që Senati të përbëhet vetëm prej stafit akademik e jo prej dekanëve të njësive akademike, të cilët janë staf menaxhues i fakulteteve. Numri i senatorëve nga njësitë akademike mund të jetë i balancuar me nga dy përfaqësues nga secila njësi akademike. Ndërsa Këshill i fakultetit duhet të ketë kompetencën e plotë tëzgjedhjes së Dekanatit të fakultetit përderisa Senati do të mund të bënte vetëm konfirmimin formal të tyre. Në Senat mund të jenë edhe pesë përfaqësues studentë me të drejtë vote për çështjet që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me standardin studentor. Senati duhet të zgjedhë anëtarët e Bordit të UP-së në përbërje prej 5 anëtarëve prej tyre nga stafi akademik, nga partnerë socialë dhe nga biznesi, që potencialisht janë absorbues të rezultateve të UP-së, dhe eventualisht një nga MASHT-i (përgjegjës për financa që përcjell buxhetin e UP-së).
Senati duhet të vendosë për zgjedhjen e rektorit. Kandidatët për rektor duhet të sigurojnë paraprakisht mbështetjen e një numri të caktuar të njësive akademike, para se të mund të hynte në votim. Mekanizëm tjetër alternativ është nëse rektori zgjidhet nga stafi akademik me shumicë të përgjithshme votash dhe me shumicë votash në të paktën tri fakultete. Nëse kjo dështon, atëherë rektorin e zgjedh Senati nga tre kandidatët që kanë fituar më së shumti vota të përgjithshme.
Në konkursin për rektor, me qëllim të pamundësimit që kandidatët të vijnë nga politika, duhet të vendoset kriter që aplikantët nuk do të duhej të kishin ushtruar funksione politike në 4 vjetët e fundit. Kriter tjetër që do të duhej kërkuar është edhe përgatitja e një plan-propozimi nga të gjithë kandidatët aplikantë për pozitën e rektoritme të cilin ata do të konkurronin me vizionet dhe idetë e tyre për zhvillimin e UP-së. Ky plan do të duhej që gjithashtu të prezantohej në kuadër të diskutimeve të gjera publike me studentët e UP-së dhe me stafin e gjerë akademik. Rektori duhet të ketë kompetencën që ekskluzivisht të zgjedhë prorektorët dhe të mundë të shkarkojë ata, duke njoftuar Senatin dhe Bordin pa nevojë ratifikimi.
UP-ja ka shumë profesorë të përkushtuar në punë dhe me integritet moral e profesional akademik.Të tillët duhet që të vënë në plan të parë përpjekjet për përmirësimin dhe reformimin e Universitetit të Prishtinës, duke u angazhuar në të gjithë mekanizmat për t’i ngritur ata në nivel të detyrës, për ta shtuar autonominë dhe transparencën e Universitetit, dhe për të ngritur cilësinë e studimeve dhe të shërbimeve.
Ky artikull është shkruar nga Kushtrim Bajrami – Qendra për Arsim e Kosovës (KEC).
CILI ISHTE ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË LIGJIN E RI PËR KONTROLLIN E DUHANIT
Që nga paslufta shoqëria kosovare ka bërë përpjekje që të miratojë politika dhe ligje në përputhje me standardet dhe kërkesat e Bashkimit Europian. Edhe pse Parlamenti ka përmbushur detyrat e tij për miratimin e legjislacionit, ky legjislacion në praktikë asnjëherë nuk është zbatuar plotësisht. Në mesin e këtij legjislacioni ishte edhe Ligji për Duhanin, i miratuar në vitin 2007, i cili ka synuar të rregullojë importin, prodhimin, reklamimin dhe të kufizojë përdorimin e duhanit në vendet publike.
Organizata KADC ka qenë dhe është e angazhuar aktivisht në ndryshimin dhe reformimin e politikave për mbrojtjen e shëndetit publik, me theks të veçantë në politikat për kontrollin e duhanit dhe zbatimin e tyre. Ndikimi i drejtpërdrejtë i këtij angazhimi është ndryshimi i sjelljes së autoriteteve përgjegjëse dhe ndryshimi i kulturës së qytetarëve të Kosovës karshi duhanpirjes.
<strong>Procesi</strong>
Iniciativa për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Duhanin për mbrojtjen efikase të shëndetit publik ka ardhur si rezultat i moszbatimit të ligjit. Ligji paraprak ka lejuar interpretime të shumëfishta, dykuptimësi, nuk ka definuar qartë përgjegjësitë dhe kompetencat e organeve ekzekutuese dhe krejt kjo ka çuar në dështim të zbatimit.
Ndarja e hapësirës në 70% ndalim dhe 30% lejim të pirjes së duhanit është dëshmuar si masë joefektive, e cila nuk ka dhënë rezultatet e pritura për shkak të manipulimit të vazhdueshëm me hapësirën për ndalim/lejim të pirjes së duhanit.
Ligji paraprak nuk ka qenë në harmoni me Konventën Kornizë për kontrollin e duhanit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila shërben si udhërrëfyes për hartimin e politikave efektive për kontrollin e duhanit të bazuara në të dhëna empirike shkencërisht të vërtetuara.
Për të rritur pjesëmarrjen qytetare dhe për të koordinuar përpjekjet e përbashkëta drejt një mjedisi pa tym duhani, KADC-i ka iniciuar themelimin e një koalicioni të gjerë antiduhan (ATC) i përbërë nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare, si Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, OBSH , UNICEF, Inspektorati Sanitar, Ministria e Arsimit dhe organizata të profesionistëve shëndetësorë dhe shoqërisë civile. Formimi i koalicionit në shtator 2011 shënon edhe fillimin e nismës për ndryshimin e Ligjit për Duhanin.
Ndikimi i KADC-së në procesin e politikëbërjes nuk do të ishte frytdhënës nëse KADC-i nuk do të kishte arritur të ndërlidhte aktorët e duhur në mesin e palëve të interesit, të cilët pikësëpari kanë pasur nevojë, kanë dashur, kanë mbështetur dhe kanë vlerësuar ekspertizën e KADC-së në politikat e kontrollit të duhanit. Përmes kësaj mënyre të avokimit proaktiv, KADC-i ka arritur të sigurojë mbështetjen e ministrit të Shëndetësisë për inicimin e ndryshimit të Ligjit për Duhanin.
Faktori bosht i suksesit të KADC-së, si përfaqësuese e shoqërisë civile në fushën e mbrojtjes së shëndetit publik, ka qenë dedikimi, qasja këmbëngulëse dhe proaktive gjatë tërë procesit, duke filluar që nga inicimi për ndryshimin e ligjit, hartimi, miratimi e deri te zbatimi i Ligjit për kontrollin e duhanit.
Disa nga ndryshimet esenciale, të cilat sigurojnë zbatim efektiv të ligjit, janë:
– Forcimi i gjuhës juridike në vijë me gjuhën e përdorur ndërkombëtarisht të politikave për kontrollin e duhanit;
– Përkufizimi i qartë i detyrave dhe përgjegjësive të organeve mbikëqyrëse të zbatimit të ligjit;
– Ndalimi 100% i pirjes së duhanit në vende publike, vendet e punës, transportin publik;
– Futja e nocionit “personi përgjegjës” dhe përcaktimi i detyrave të personit përgjegjës për të lehtësuar zbatimin e ligjit;
– Ndalimet gjithëpërfshirëse të reklamimit të duhanit, promovimit dhe sponsorimit, përfshirë ndalimin e shfaqjes me pakicë të duhanit;
– Mbrojtja e politikave të kontrollit të duhanit nga interesat komerciale dhe interesat e tjera të industrisë së duhanit (kufizimi i ndërveprimit mes qeverisë dhe industrisë së duhanit).
Gjatë procesit të ndryshimit të ligjit, industria e duhanit ka qenë shumë aktive në mbrojtjen e interesave të saj dhe është përpjekur që drejtpërdrejt të ndikojë në vendimin e deputetëve të Parlamentit.
Si përgjigje ndaj këtyre përpjekjeve, KADC-i përpilon dhe ia dorëzon secilit deputet një dokument me “21 argumente” i bazuar në faktet shkencore, i cili hedh poshtë përpjekjet e industrisë dhe zbardh interesat e tyre të fshehura komerciale për të miratuar një ligj të dobët dhe jofunksional.
Në prag të leximit të dytë të Projektligjit në Parlamentin e Kosovës, KADC-i arrin të mobilizojë shoqërinë civile duke hartuar deklaratën që mbështetet nga 56 organizata joqeveritare, me të cilën u bëhet “thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të miratojnë Projekligjin për Kontrollin e Duhanit pa vonesa, duke konsideruar se është një dokument gjithëpërfshirës dhe siguron mbrojtje efektive të shëndetit për të gjithë qytetarët”.
Pas miratimit të Ligjit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës u shënua një hap i rëndësishëm në përparimin e kornizës ligjore, por edhe një moment kritik ishte dekretimi i ligjit nga presidentja e Republikës së Kosovës, e cila kishte dhënë shenja të ngurrimit. Në emër të Koalicionit Antiduhan, KADC-i i dërgon letër dhe kërkon nga presidentja që të nënshkruajë Ligjin për Kontrollin e Duhanit, duke i qëndruar besnik zotimit të saj për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm para interesit individual.
Pas dekretimit, Ligji për kontrollin e duhanit hyn në fuqi më 22 maj 2013.
<strong>Përfundimi</strong>
Një nga faktorët kryesorë që çoi në suksesin e projektit ishte komunikimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur me të gjithë partnerët dhe në veçanti me Ministrinë e Shëndetësisë, si sponsor i projektligjit. Qasja konstruktive dhe mbështetëse e KADC-it për Ministrinë e Shëndetësisë dhe partnerët e tjerë ishte thelbësore. Përveç kësaj, në secilin partner ishte dikush, i cili ishte i përfshirë personalisht dhe i gatshëm për të kontribuuar në çdo kohë.
Në vitet në vijim, gjenerimi i mbështetjes së publikut do të jetë esencial për të siguruar suksesin e Ligjit për kontrollin e duhanit. Kjo do të kërkojë një mobilizim të opinionit publik dhe medieve, në mënyrë që njerëzit të jenë përkrahës dhe të gatshëm për të pranuar ndryshimin. E kaluara ka treguar se nuk është e mjaftueshme që njerëzit vetëm të jenë të vetëdijshëm për dëmet që shkakton pirja dhe ekspozimi ndaj tymit të duhanit, por ata duhet gjithashtu të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e zbatimit të politikave të kontrollit të duhanit për mbrojtjen e shëndetit të tyre. Ky është një shans unik për të gjithë qytetarët që të krijojnë një kulturë të respektimit të ligjit dhe të kalojnë nga një shoqërie duhanpirëse në një shoqëri joduhanpirëse.
Ky artikull është shkruar nga KADC-i ekskluzivisht për Buletinin e KCSF-së. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e KADC-it.