Korniza ligjore - niveli lokal

Për t’u siguruar për një proces të mirëfilltë dhe ambient favorizues për pjesëmarrje qytetare, fillimisht duhet të plotësohen disa parakushte mbi të cilat do të zhvillohej i gjithë i procesi i pjesëmarrjes. Konkretisht, duhet të ketë pajtim nga të dyja palët – autoritete publike dhe shoqëria civile – për rregullat e pjesëmarrjes qytetare, besim të ndërsjellë që të dyja palët të Dokumentet themelore të cilat trajtojnë çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal janë: Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, Statuti i komunës, Rregullorja për transparencë, si dhe Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e komiteteve konsultative nëpër komuna. Përmes këtyre dokumenteve është përcaktuar mënyra e informimit, si dhe e konsultimit me publikun.

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale e njeh të drejtën e qytetarëve të një komune për të marrë pjesë në aktivitete të komunës përkatëse (neni 4, pika 5). Ligji parasheh takime të hapura të Kuvendit Komunal, për më tepër, kërkon të njoftohet publiku mbi datën e një takimi, si dhe miratim të rregullave për të mundësuar pjesëmarrjen e publikut në takime (neni 45). Kurse neni 68, pika 5 – siguron qasjen në informata zyrtare të të gjithë qytetarëve të komunës përkatëse bazuar në Ligjin për qasje në dokumente zyrtare. Ky ligj po ashtu parasheh një mekanizëm të rregullt për informim dhe konsultim publik; neni 68, pikat 1 dhe 2 parasheh organizimin e së paku dy takimeve publike në vit nga çdo komunë. Për më tëpër, komuna duhet t’i njoftojë qytetarët mbi “planet ose programet e rëndësishme për interesin publik”(neni 68, pika 3); Kuvendi Komunal duhet të miratojë rregullore lokale për të siguruar implementimin efektiv të këtij ligji (neni 68, pika 4).

Përveç këtyre dispozitave, Ligji për Vetëqeverisjen Lokale parasheh të drejtën e peticionit (neni 69); Iniciativës qytetare (neni 70); si dhe referendumit lokal (neni 71). Po ashtu, neni 73 i Ligjit u referohet specifikisht OShC-ve, duke i obliguar komunat që të themelojnë komitete konsultative brenda sektorëve, në të cilat duhet të ftohen edhe përfaqësues të OShC-ve.