Korniza ligjore - niveli i Kuvendit
Nenet 65 dhe 66 të Rregullores së punës të Kuvendit të Kosovës parashohin pjesëmarrjen e shoqërisë civile në takimet e komisioneve parlamentare, si dhe në dëgjime publike të organizuara nga këto komisione. Edhe pse Rregullorja si e tillë parasheh pjesëmarrjen e shoqërisë civile në punën e Kuvendit të Kosovës, problemi kryesor qëndron në formulimin e neneve të Rregullores – përkatësisht përdorimit të fjalës mund, pa u thelluar më tej në mënyrën e shfrytëzimit të kësaj mundësie. Si rrjedhojë, përfshirja e shoqërisë civile në punën e Kuvendit mbetet në vullnetin e komisioneve – përkatësisht, nëse duan t’i përdorin këto instrumente si pjesë e procesit legjislativ.