Perkrahja e procesit te integrimit europian

Në kuadër të këtij programi, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile angazhohet të promovojë përmirësimin e njohurive për funksionimin e BE-së, të ngrejë vetëdijen publike dhe të promovojë dialogun në procesin e integrimit europian. Konkretisht, përmes këtij programi KCSF-ja angazhohet për përshpejtimin e procesit të integrimit europian, informimin dhe ngritjen e vetëdijes për procesin, sikurse edhe monitorimin e zbatimit të dokumenteve kyç që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së.