Është duke u realizuar studimi Vjetor për Mjedis të Favorshëm për Shoqërinë Civile dhe Kapacitet e Organizatave të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi vis-a-vis Udhëzuesit të BE-së për përkrahje të shoqërisë civile në vendet në zgjerim 2014-2020.
Ky studim ka për qëllim që të vlerësojë ambientin në të cilin operon shoqëria civile, kapacitetet, praktikat e llogaridhënies dhe transparencën e organizatave të shoqërisë civile në Republikën e Kosovës për vitin 2020. Si rrjedhojë, do të anketohen 101 OJQ në kategori të ndryshme – mostër kjo representative në nivel të vendit – do organizohen 5 fokus-grupe, dhe dhjetëra intervista me hisedarët kryesor.
Ky studim realizohet në kuadër të Asistencës Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi (EU TACSO 3), financuar nga BE.