KCSF SHPALL EDICONIN E DYTË TË PROGRAMIT EKZEKUTIV NË BASHKËPUNIM ME KOLEGJIN E EUROPËS

Pas përfundimit me sukses të edicionit të parë në vitin 2017, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka kënqësinë të njoftojë se do të mbahet edhe edicioni i dytë i Programit Ekzekutiv, i cili do të organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Kolegjin Europës në temën “Përfshirja e shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit në BE”, i cili do të mbahet me 22-24 tetor 2018, në Prishtinë.

Përmes përshtatjes ndaj zhvillimeve në këtë fushë, Programi Ekzekutiv 3-ditor synon drejtuesit e nivelit të lartë të organizatave të shoqërisë civile (OShC) në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Programi Ekzekutiv organizohet në kuadër të një bashkëpunimi afatgjatë midis KCSF dhe Kolegjit të Europës, me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Ky programi është dizajnuar për të rritur kapacitetet e OShC-ve në strukturën institucionale të BE-së dhe për të fuqizuar OSHC-të që të kontribuojnë në procesin e integrimit në BE përmes qasjeve strategjike dhe taktike.

Pjesëmarrësve gjithashtu do t’u ofrohen mundësi të shumta për të rritur aftësitë e tyre praktike dhe për të zgjeruar rrjetin e tyre, dhe të zhvillojnë sinergji për bashkëpunimet ndërmjet organizatave.

Kjo ngjarje synon deri në 25 drejtues të nivelit të lartë të organizatave të shoqërisë civile në rajon, të cilët janë të angazhuar në veprime avokuese dhe kanë fokus çështjet tematike të BE-së.

Shpenzimet e pjesëmarrjes dhe akomodimit mbulohen nga KCSF, ndërsa pjesëmarrësit duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre të udhëtimit

Afati i fundit pë aplikim është 14 shtator 2018.

Shihni materialet e mëposhtme për të aplikuar.