KCSF shёnoi 20 vjetorin e themelimit
Mbrëmë nё Prishtinё u shёnua 20 vjetori i themelimit tё Fondacionit Kosovar pёr Shoqёri Civile (KCSF). Me kёtё rast, nё praninё e shumë pёrfaqёsuesёve tё shoqёrisё civile, institucioneve e organizatave vendore e tё huaja dhe partnerёve tjerё tё KCSF-sё, u pёrurura edhe objekti i ri i Qendrёs sё KCSF-sё. Kjo Qendёr do të ofrojë informacione e programe tё rregullta tё trajnimeve pёr organizata tё shoqёrisё civile nё Kosovё dhe mё gjerё, si dhe hapёsira pёr mbajtjen e aktiviteteve tё ndryshme.
Drejtorja Ekzekutive e KCSF-sё, znj. Venera Hajrullahu tha: “Në një kohë të sfidave të shumta të konsolidimit të shtetësisë dhe ndërtimit të shoqërisë demokratike Kosova ka nevojё mё shumё se kurrё pёr njё shoqёri civile tё fuqishme. KCSF do tё vazhdojё me programe tё shumta tё granteve, trajnimeve e hulumtimeve, tё cilat e ndihmojnё sektorin tё bёhet zё i qytetarёve në kërkesën për politikëbërje gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënie nga ata qё kanё mandat ta udhёheqin vendin.”
Ambasadori norvegjez nё Kosovё, z. Per Strand Sjaastad theksoi qё ndryshimi pozitiv nё Kosovё duhet tё vijё nga brenda, nga populli i Kosovёs, udhёheqёsit, shoqёria civile dhe tё gjithё ata qё e duan vendin. Ai nënvizoi rëndësinë e shoqërisë civile, në veçanti rolin mbikëqyrës, i cili duhet të mbrohet dhe çfarëdo përpjekje për ta kontrolluar sektorin duhet tё kundërshtohet fuqishëm.
Udhёheqёsja e SIDA-s nё Kosovё, znj. Nasrin Pourghazian, duke uruar pёr objektin e ri tё Qendrёs sё KCSF-sё, tha qё KCSF ёshtё partner i besueshёm. Ajo vlerësoi se Qendra e KCSF-sё ёshtё njё platformё e rёndёsishme qё i mundёson shoqёrisё civile tё zhvillojё partneritete, ide e nisma tё pёrbashkёta.
Qё nga themelimi nё vitin 1998, KCSF është një ndër përkrahësit kryesor tё sektorit tё shoqёrisё civile nё Kosovё. Gjatё kёtyre 20 viteve, KCSF financoi qindra projekte tё OShC-ve nё vlerё prej mbi 10 milion euro, ngriti kapacitetet e mijёra pjesёtarёve tё shoqёrisё civile, shёrbyesёve civil, gazetarёve, etj. Nё tema tё ndryshme, publikoi dhjetra studime e raporte pёr tё zgjeruar njohurinё mbi sektorin e shoqёrisё civile dhe BE-nё, mundёsoi pёrfshirjen e shoqёrisё civile nё procesin e integrimit europian, pёrgatiti gjenerata tё tёra profesionistёsh pёr sfidat e agjendёs europiane dhe avokoi me sukses pёr hapje tё politikёbёrjes pёr qytetarё.