KCSF mbështet 7 Projekte të cilat kontribuojnë në zbatimin e MSA-së
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes grantit të financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), ka përkrahur 7 projekte të organizatave të shoqërisë civile në mbështetje të zbatimit të obligimeve që rrjedhin nga proçesi i integrimit Europian.
Projektet e mbështetura synojnë mobilizimin e potencialit të organizatave joqeveritare për të kontribuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe masave të rradhitura në Agjendën për Reforma Europiane (ERA).Këto projekte do të zbatohen në një afat kohor prej 18 muajve, derisa përkrahja e përgjithshme kap shumën prej afro 150,000.00 euro.
Organizatat e përkrahura janë: Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), Doku-Fest, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet- Çohu!, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Internews Kosova, dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham).
Fushat prioritare nga MSA dhe ERA të mbuluara nga këto projekte përfshijnë mbrojtjen e konsumatorit, konkurrencën, bujqësinë, të drejtat e pronësisë intelektuale, kulturën, tregun e brendshëm dhe qasjen në tregti, arsimin profesional dhe zhvillimin e shkathtësive.
Përkrahur nga: