TË FUNDIT

Duke ndërtuar mbi përvojën e vet në fuqizimin e shoqërisë civile në Kosovë, nga vitit 2005 KCSF shtoi në misionin e vet një fokus të fuqishëm në përkrahjen e Agjendës europiane të Kosovës, me theks në përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian. Që nga atëherë, KCSF-ja angazhohet për përshpejtim të procesit të integrimit europian, informimin dhe ngritjen e vetëdijes për procesin, të promovojë dialogun në procesin e integrimit europian sikurse edhe monitorimin e zbatimit të dokumenteve kyçe që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Në këtë angazhim, KCSF promovon mundësitë ligjore dhe praktike për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në Agjendën europiane të Kosovës, siguron mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për OShC-të për t’u përfshirë në këtë agjendë si dhe ofron përkrahje financiare për nisma të ndryshme të shoqërisë civile që kontribuojnë në komponente të ndryshme të integrimit europian të Kosovës.