Të fundit

Strategjia Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017 shënoi rezultatet e para konkrete vetëm në fund të zbatimit të saj, me hyrjen në fuqi të Rregullores për standarde minimale për procesin e konsultimit publik, respektivisht Rregullores për procedurat dhe kriteret e financimit publik të OJQ-ve. Megjithatë, shumica nga këto u bazuan në kontributin e shoqërisë civile e jo nga buxheti i zotuar për zbatim apo nga angazhimi i burimeve të nevojshme njerëzore nga qeveria, të cilat asnjëherë nuk u plotësuan nga Qeveria. Në fund të vitit 2017 ka filluar hartimi i Strategjisë së re të bashkëpunimit për periudhën 2018-2022.

OShC-të vazhdojnë lirshëm që të kërkojnë dhe sigurojnë fonde prej burimeve të ndryshme vendore dhe të jashtme. Pjesa kryesore e kufizimeve të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit është shfuqizuar, edhe pse ende kanë mbetur disa kërkesa të rënda për sektorin.

Stimulimet tatimore
për donatorë privat nuk kanë ndryshuar nga viti 2015, mirëpo praktikisht nuk ka të dhëna që dëshmojnë për ndonjë efekt pozitiv të dispozitave ekzistuese. Mungesa e harmonizimit ligjor, pamjaftueshmëria e mekanizmave të zbatimit dhe promovimi i pamjaftueshëm i mundësive për lehtësi tatimore kanë bërë që këto gati se të mos shfrytëzohen asnjëherë nga kompanitë private ose qytetarët e Kosovës.

Qeveria ka miratuar një model për financim publik të OShC-ve, mbi të cilën është hartuar dhe miratuar një rregullore e detajuar për procedura dhe kritere të financimit publik për OJQ. Megjithatë, derisa kjo rregullore të fillojë së zbatuari në praktikë, fondet publike për OSHC-të kanë vazhduar të shpërndahen pa ndonjë kriter të qartë.

Raportimi financiar për OShC është gati se identik me bizneset, duke bërë që një numër i nevojave specifike të OShC-ve të mos adresohen nga format dhe mekanizmat e raportimit