Vendimi shpjegues i ATK-së për trajtim të donacioneve
Në Gusht të vitit 2016 Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) publikoi një Vendim Shpjegues i cili për qëllim kishte sqarimin e trajtimit tatimor të donacioneve për aspekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh), Tatimit në të Ardhurat e Korporatave (TAK) dhe Tatimit në të Ardhurat Personale (TAP). Ky vendim më tej specifikon përjashtimet e TVSH-së për të gjitha importet dhe blerjet nga OJQ-të, të paguara nga donacionet qeveritare të atyre shteteve që kanë marrëveshje dypalëshe me Kosovën, si dhe për të gjitha donacionet që mbështesin programet dhe projektet e karakterit humanitar, rindërtues dhe të Integrimit Europian, duke përfshirë financimet e BE-së.