Fillimi i hartimit të Strategjisë 2018-2022
Procesi i hartimit të një dokumenti strategjik të ri që mbulon periudhën 2018-2022 ka filluar në pjesën e fundit të vitit 2017, ndërsa është planifikuar që të përfundojë gjatë pjesës së parë të vitit 2018. Grupi Punues është caktuar dhe ka mbajtur disa takime në muajt tetor-dhjetor 2017. KCSF dhe një numër i përfaqësuesëve të shoqërisë civile janë të përfshirë nga fazat e para, ndërsa përveç kontributit përmbajtësor, këta përfaqësues kanë kërkuar shpërndarje dhe përfshirje më të gjerë të shoqërisë civile dhe akterëve tjerë gjatë fazës së hartimit. Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e diskutimeve që duhet të ndodhin paralelisht me zhvillimin e përmbajtjes së Strategjisë janë edhe mekanizmat e zbatimit, në mënyrë që të evitohen sfidat dhe problemet e hasura gjatë zbatimit të strategjisë paraprake 2013-2017.