Çmimi për demokraci

NOMINONI KANDITATIN TUAJ PËR ÇMIMIN PËR DEMOKRACI TË DSP

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ju fton të nominoni kandidatët tuaj për edicionin 2018 të Çmimit për Demokraci, deri më 30 shtator 2018!

Në kuadër të projektit “Promovimi i Shoqërisë Demokratike” (DSP), KCSF pranon nominime për individë apo organizata që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e demokratizimit të Kosovës.

Çmimet e DSP-së nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe KCSF kanë për synim të vlerësojnë kontributet e individëve dhe organizatave në fusha të ndryshme, të cilat ndikojnë në procesin e demokratizimit të Kosovës.

Qëllimi i çmimeve është që të vlerësojnë dhe të njohin kontributet e shoqërisë civile, e që janë rezultat i ideve të reja, guximit intelektual ose arritjeve në procesin e demokratizimit të Kosovës.

Çmimet do t’u ndahen atyre individëve apo organizatave, kontributi i të cilëve përkon me objektivat e DSP-së. Të gjithë aktorët e shoqërisë civile, përfshirë këtu përfituesit e granteve të DSP-së, mund të nominohen për këto çmime.

Vendimi do të merret nga Bordi për Grante dhe Çmime, me miratimin e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. Vlerësimi dhe marrja e vendimit për çmime do të bëhet një herë në vit.

Për më shumë informata, klikoni këtu.