Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën
Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën është një program tre-vjeçar (2018-2021) i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, e përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Organizatë udhëheqëse për zbatimin e programit është Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me organizatë partnere Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
Qëllimi i përgjithshëm i programit është të mbështesë pjesëmarrjen demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara proçesin e anëtarësimit në BE përmes kontributit në njërën nga pesë fushat tematike, si më poshtë:
1. Mos diskriminimi dhe barazia gjinore
2. Mediat e pavarura
3. Pakicat dhe grupet e margjinalizuara
4. Mbrojtja e mjedisit
5. Lufta kundër korrupsionit
Programi synon arritjen e objektivave në vijim:
1. Rritja e numrit të OJQ-ve që kontribuojnë në pesë fushat tematike të programit
2. Zhvillimi i kapaciteteve të OJQ-ve për rritjen e kontributit të tyre në pesë fushat tematike dhe anëtarësimin në BE
Të gjitha dokumentet relevante, duke përfshirë dokumentet për aplikim, do të publikohen KËTU.