Skema CFLI

KCSF është partneri vendor i Ambasadës Kanadeze për zbatimin e Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI) në Kosovë. Ky Fond ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për organizatat jo-për-përfitim të angazhuara në zhvillimin lokal. Thirrjet e CFLI kanë të përcaktuara fushat për cilat aplikantët mund të aplikojnë dhe publikimi i thirjes bëhet në baza vjetore.

* Vlerësimi i aplikacioneve në këtë skemë bëhet vetëm nga Ambasada Kanadeze në Zagreb kështu që aplikimi në këtë skemë është i mundshëm vetëm në gjuhën angleze. Si rrjedhojë, të gjitha thirrjet për aplikim të publikuara në kuadër të skemës janë në po atë gjuhë.