GRANTET PËR PROJEKTE PËR KONTRIBUT NË ZBATIMIN TË MSA

Zbatimi i MSA-së është një proces reformues gjithëpërfshirës që institucionet dhe shoqëria kosovare duhet të ndërmarrin. Procesi i reformës në BE do të përfitonte nga një përfshirje e shoqërisë civile, qoftë përmes rritjes së kërkesës për qeverisje të mirë, hulumtimit dhe analizës, ngritjes së kapaciteteve ose komunikimit më të mirë.

Në këtë aspekt, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile i bënë thirrje të gjitha organizatave të shoqërisë civile që të aplikojnë me projekt-propozime të përgatitura për të kontribuar në trajtimin e këtyre sfidave.

Në kuadër të kësaj thirrje, grantet synojnë të mbështesin angazhimin e organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e prioriteteve afatshkurta të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe masave të renditura në Agjendën e Reformave  Europiane (ERA).

Thirrja për aplikim për grante për projekte është mbyllur.