Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në hartim dhe zbatim të politikave, të cilat prekin komunitetin dhe publikun e gjerë përmes nxitjes së veprimeve të përbashkëta me partnerët, ofron përkrahje financiare për përfaqësim rajonal/ndërkombëtar të organizatave të këtij sektori.

KUSH MUND TË APLIKOJË:
Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të regjistruara në Kosovë.

AKTIVITETET/NGJARJET TË CILAT PËRKRAHEN:

  • kongreset;
  • konferencat;
  • seminaret;
  • punëtoritë;
  • takimet strategjike;
  • takimet e ndryshme të rrjeteve (kuvendet e anëtarëve, bordet, komisionet etj.)

Përparësi do të kenë aplikuesit që kanë rol aktiv gjatë pjesëmarrjes dhe do të ofrojnë kontribut të drejtpërdrejtë në aktivitet. Aktiviteti duhet të jetë i ndërlidhur me punën e organizatës (misionin/fushat e veprimit) të cilën e përfaqëson.

Të gjitha informatat rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, përfshirë formën e aplikimit dhe udhëzuesin për aplikim, mund të shkarkohen në www.kcsfoundation.org.

Të gjitha pyetjet lidhur me aplikimin për grante nga kjo skemë mund të dërgohen në e-mailin [email protected].