Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në hartim dhe zbatim të politikave, të cilat prekin komunitetin dhe publikun e gjerë përmes nxitjes së veprimeve të përbashkëta me partnerët, ofron përkrahje financiare për anëtarësim të OJQ-ve në rrjete rajonale/ndërkombëtare.

KUSH MUND TË APLIKOJË? Organizatat joqeveritare të regjistruara në Kosovë.

KRITERET PËR APLIKIM: Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen individualisht dhe do të vlerësohen nga komisioni bazuar në këto kritere:

  • Përfitimet që do të ketë organizata, shoqëria civile dhe vendi nga ky anëtarësim.
  • Përputhshmëria e misionit, fushëveprimtarisë së organizatës aplikuese me misionin, fushëveprimtarinë e rrjetit në të cilin kërkohet anëtarësimi.

Përparësi do të kenë organizatat, të cilat nuk mund të mbulojnë pagesën e anëtarësisë nga ndonjë burim tjetër.

ÇKA FINANCOHET?

Pagesa e anëtarësisë (membership fee). Të gjitha informatat rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, përfshirë formën e aplikimit dhe udhëzuesin për aplikim, mund të shkarkohen në www.kcsfoundation.org. Aplikuesit do të njoftohen rreth vendimit të komisionit më së voni 30 ditë nga data e aplikimit.

Të gjitha pyetjet lidhur me aplikimin për grante nga kjo skemë mund të dërgohen në postën elektronike [email protected].

 

*Ju njoftojmë se për shkak të përmbylljes së projektit aplikimi për grante për përfaqësim dhe për anëtarësim në rrjetet rajonale/ndërkombëtare është i hapur vetëm për aktivitetet dhe pagesat që realizohen deri më 29 shkurt, 2020. Pas rishikimit të procedurave dhe buxhetit do të informoheni me kohë për aktivitetet që zhvillohen pas datës 1 mars 2020.