THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE PËR RRJETËZIM NË RRJETE RAJONALE/NDËRKOMBËTARE
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), me qëllim të fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në zhvillimin e demokracisë, ofron përkrahje financiare për anëtarësim të OJQ-ve në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare, për të nxitur veprimet e përbashkëta me partnerët rajonalë e ndërkombëtarë.
KUSH MUND TË APLIKOJË?
Organizatat joqeveritare vendore të regjistruara në Kosovë, përveç kategorive të përjashtuara si më poshtë:
Përkundër statusit të tyre juridik, jo të gjitha OJQ-të janë të përfshira në kriterin e mësipërm të përshtatshmërisë. Për shkak të fushëveprimit të gjerë të legjislacionit në fuqi në Kosovë për regjistrimin e OJQ-ve, klubet sportive, federatat sportive, shoqatat kulturore amatore ose organizatat fetare, që janë të regjistruara si OJQ, nuk janë synim i granteve të KCSF-së. Ngjashëm, OJQ-të që përfaqësojnë biznese ose subjekte të ngjashme për të cilat është e qartë që kanë aftësi financiare për të mbuluar shpenzimet e organizatës së tyre ose për të përkrahur aktivitetet e tyre, nuk janë synim i granteve të KCSF-së.
KRITERET PËR APLIKIM: Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen individualisht dhe do të vlerësohen nga Komisioni Vlerësues bazuar në këto kritere:
- Përfitimet që do të ketë organizata nga ky anëtarësim.
- Përputhshmëria e misionit dhe fushëveprimtarisë së organizatës aplikuese me misionin dhe fushëveprimtarinë e rrjetit në të cilin kërkohet anëtarësimi.
- Të mos jenë të udhëhequra ose të menaxhuara nga Persona të ekspozuar politikisht (PEP).
*Përparësi do të kenë organizatat, të cilat nuk mund të mbulojnë pagesën e anëtarësisë nga ndonjë burim tjetër.
ÇKA FINANCOHET?
Pagesa e anëtarësisë në rrjetet ndërkombëtare (membership fee).
Shpenzimet e transferit bankar.
Të gjitha informatat rreth kritereve dhe mënyrës së aplikimit, përfshirë Formën e Aplikimit dhe Udhëzuesin për Aplikim, mund të shkarkohen në www.kcsfoundation.org. Aplikuesit do të njoftohen rreth vendimit të Komisionit Vlerësues më së voni 30 ditë nga data e aplikimit.
Të gjitha pyetjet lidhur me aplikimin për grante nga kjo skemë mund të dërgohen në postën elektronike [email protected].
DOKUMENTET PËR APLIKIM
-
01 Thirrje për aplikim për GRANTE PËR RRJETËZIM NË RRJETE RAJONALE/NDËRKOMBËTARE
-
02 Udhëzime për aplikim për GRANTE PËR RRJETËZIM NË RRJETE RAJONALE/NDËRKOMBËTARE
-
03 Formulari i aplikimit për GRANTE PËR RRJETËZIM NË RRJETE RAJONALE/NDËRKOMBËTARE
-
04 UDHËZIMET E KCSF-SË MBI KUFIZIMET PËR FINANCIMIN E ORGANIZATAVE TË LIDHURA ME PERSONAT E EKSPOZUAR POLITIKISHT