Pyetjet më të shpeshta

  • 1. A mund të aplikojmë për fondin për zhvillim edhe pse ende nuk kemi marrë përgjigjje për konfirmimin e regjistrimin të institutit në formën elektronike?
    Një ndër kriteret për aplikim në këtë thirrje është që aplikanti të jetë organizatë joqeveritare dhe në dokumentet obligative që aplikantët duhet të paraqesin është edhe certifikata e regjistrimit të OJQ-së, e lëshuar nga Departamenti për OJQ. Në rast që nuk keni këtë dokument deri para mbylljes së afatit për aplikim, atëherë nuk mund të aplikoni në këtë thirrje dhe duhet të pritni hapjen e thirrjes tjetër.
  • 2. A mund të na tregoni se ku mundemi me i gjet formularët për aplikim?
    Të gjitha informatat, përfshirë dokumentet e nevojshme për aplikim mund t'i gjeni në webfaqen tonë në këtë link: https://bit.ly/38YrQX9.
  • 3. A do të mbahet sesion informues për grant për zhvillim organizativ?
    Sesioni informues për grante për zhvillim organizativ do të mbahet online me datë 18.01.2021, e hënë në ora 10:00 am dhe në ndërkohë linku për kyqjen në sesion do të jetë publik në webfaqen tonë www.kcsfoundation.org dhe në faqen tonë në rrjetin Facebook https://bit.ly/3sr5fLJ.
  • 4. A përfshin grandi edhe blerjen e pajisjeve dhe trajnimin e stafit?
    Po, në grant mund të parashihen edhe blerja e paisjeve dhe trajnimi i stafit, nëse konsiderohet që përmes këtyre aktiviteteve do të arrihet zhvillimi organizativ dhe do të ndihmohet arritja e qëllimeve programore të organizatës. Aplikacioni juaj do të shqyrtohet në raport me kriteret e thirrjes.
  • 5. Si organizatë e re a mund të kemi mbështetje në përgatitjen e aplikacionit si dhe procedurave tjera për aplikim nga ana e juaj ?
    Të gjitha informatat për aplikim për grante për zhvillim organizativ përfshirë dokumentet për aplikim mund t’i gjeni në webfaqen tonë në këtë link: https://bit.ly/38YrQX9. Ju inkurajojmë që ti shikoni edhe njëherë këto dokumente dhe t’i ndiqni në detaje hapat e aplikimit së bashku me dokumente që ju nevojiten.
  • 6. Cila është data e fundit për aplikim?
    Afati i fundit për aplikim për grantet për zhvillim organizativ është me datën 25.01.2021.
  • 7. Si organizatë e re themeluar vitin 2020, a kemi të drejtë aplikimi në këtë thirrje? Nëse kemi të drejtë aplikimi, si duhet rregulluar qështja e dorëzimit të raporteve financiare per dy vitet e fundit pasi që ne ende nuk e kemi mbushur as edhe një vit të plot?
    Edhe pse jeni organizatë e re ju keni të drejtë aplikimi.Për organizatat e krijuara së fundmi, mund të dërgoni pasqyrat financiare vetëm për periudhën prej kur jeni themeluar, rrjedhimisht per ju nuk vlen kërkesa për raportet financiare për dy vitet e fundit.
  • 8. A luan rol në proces të vlerësimit nëse kemi realizuar vetëm disa projekte vullnetare, e nuk kemi pasur rast të jemi përfitues të ndonjë granti?
    Edhe pse nuk keni qenë përfitues të ndonjë granti nuk e pengon mundësinë për të aplikuar në këtë thirrje. Aplikacioni juaj do të shqyrtohet në raport me kriteret e thirrjes sipas udhëzuesit për aplikim.
  • 9. Cilat llogariten 2 vitet e fundit, për pasqyrat vjetore financiare ose raportet e auditorit që duhet të dërgohen?
    Dy vitet e fundit është fjala për vitin 2018 dhe 2019 por nëse janë të gashme për vitin 2019 dhe 2020 të dërgohen për këto dy vite ku edhe nëse nuk e keni raportin e auditit atëherë është mundësia të dërgohen pasqyrat financiare.
  • 10. A kemi të drejtë të aplikojmë për pajisje teknike te cilat do ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillim organizativ?
    Nëse përmes blerjes së këtyre paisjeve arrihet zhvillimi organizativ dhe ndihmohet në arritjen e qëllimeve programore të organizatës suaj mund të aplikoni për paisje teknike. Aplikacioni juaj do të shqyrtohet në raport me kriteret e thirrjes.
  • 11. Nëse nuk kemi raport të auditimit, sepse nuk kemi mjete financiare për angazhimin e një kompanie për përpilimin e raportit na pengone kjo në aplikim?
    Sipas rregullave të caktuara në udhëzuesit për aplikim duhet të dërgohen pasqyrat vjetore financiare ose raportet e auditorit për dy (2) vitet e fundit por nëse nuk e keni raportin e auditit atëherë është mundësia të dërgohen pasqyrat financiare dhe pastaj aplikacioni juaj do të shqyrtohet në raport me kriteret e thirrjes.
  • 12. A lejohen qe të futen në projekt pagesa e paisjeve të reja dhe softëverike, e të cilët në vendi tonë nuk gjinden për ti blerë, por duhet ti blejmë jashtë vendit?
    Nëse përmes blerjes së këtyre paisjeve arrihet zhvillimi organizativ dhe ndihmohet në arritjen e qëllimeve programore të organizatës suaj atëherë lejohen por për paisje dhe softuerë të cilat duhet të blihen jashtë Kosovës ju lutem shihni edhe shpenzimet e papranueshme (si Dogana, TVSH, etj.) Aplikacioni juaj do të shqyrtohet në raport me kriteret e thirrjes.
  • 13. Sipas udhëzuesit për aplikim kohëzgjatja e projektit është deri në 24 muaj, si është çështja e kohëzgjatjes nëse blejmë pajisje a e monitoroni ju projektin deri në 24 muaj?
    Sipas udhëzuesit për aplikim kohëzgjatja e grantit për të cilën lejohet të aplikojë organizata është maksimumi 24 muaj. Pra, jo domosdoshmërisht granti duhet të zgjasë 24 muaj por ajo është mundësia e maksimumit të kohëzgjatjes. Varet nga nevojat e organizatës dhe si organizata aplikante parasheh planifikimin e zhvillimit organizativ. Theksojmë që jo të gjitha shpenzimet dhe aktivitetet duhet të zgjasin përgjatë gjithë grantit dhe varet nga lloji i tyre
  • 14. Nëse ne e kemi synim të organizatës punën veq me gra a kemi të drejtë aplikimi nëse nuk kemi barazi gjinore?
    Në programin EJA Kosovë synohet që intervenimet e përkrahura të kenë parasysh aspektin gjinor duke synuar barazinë gjinore dhe duke u kujdesur që të mos kontribohet në stereotipa të dëmshëm. Pra, përderisa puna juaj trajton këtë aspekt në përputhje me synimet e EJA Kosovë, ju mund të aplikoni.
  • 15. A ka kufizime për organizatat që kanë projekte të financuara nga KCSF të aplikojnë për këtë grant?
    Në këtë aspekt, i vetmi kufizim është në rastin kur organizata është përfituese e grantit institucional e që për nga natyra në vete përmban edhe komponentën e zhvillimit organizativ. Në këtë rast aplikanti nuk mund të aplikojë edhe për grant për zhvillim organizativ. Kufizime tjera nuk ka sepse grantet tjera janë të natyrave të ndryshme dhe nuk krijohet mbivendosje e intervenimeve.
  • 16. Ku gjendet deklarata mbi personat e ekspozuar politikisht (PEP)?
    Kjo deklaratë gjendet në faqet e fundit të formularit për aplikim. Aty gjithashtu gjendet edhe shpjegimi i kësaj deklarate dhe pjesa se ku duhet plotësuar nga organizata.
  • 17. A mund t’i përfshijmë ekspertët, trajnerët apo konsultantët ndërkombëtarë në thirrjen për aplikim?
    Po, aplikacionin tuaj mund të parashihni angazhimin e ekspertëve apo trajnerëve ndërkombëtarë por për këtë duhet një arsyetim i qartë pse angazhimi i tij/saj është i dosmosdoshëm për arritjen e zhvillimit organizativ/synimit të grantit.
  • 18. A kemi të drejtë të aplikojmë në këtë grant ne si Klub i Prodhuesve te Kosovës, që përfaqësojmë biznese (prodhuese)?
    Jo, organizatat që përfaqësojnë biznese nuk kanë të drejtë aplikimi në thirrjet tona.
  • 19. A mundet një pjesë e fondeve për zhvillim organizativ, me u orientu në rregullimin e hapësirave të organizatës (renovim), në blerjen e teknologjive të nevojshme (pajisje) dhe trajnimin e stafit për co-working (me trajner te vendit e ndërkombëtar)?
    Nëse përmes këtyre aktiviteteve do të arrihet zhvillimi organizativ dhe do të ndihmohet arritja e qëllimeve programore të organizatës dhe i arsyetoni në buxhet këto shpenzime atëherë mund t’i shfrytëzoni këto fonde.
  • 20. Nëse anëtarët e bordit të institutit janë përfaqësues të bizneseve a do e penalizoj struktura e bordit të drejtorëve në këtë rast institutin të aplikoj në programin tuaj për grantet për zhvillim organizativ?
    Sipas kritereve të kualifikueshmërisë të programit EJA Kosovë, OJQ-të që përfaqësojnë biznese ose subjekte të ngjashme për të cilat është e qartë që kanë aftësi financiare për të mbuluar shpenzimet e organizatës së tyre ose për të përkrahur aktivitetet e tyre, nuk janë synim i granteve të KCSF-së”. Rrjedhimisht, instituti juaj hyn në këtë grup.