Pyetjet më të shpeshta

  • 1. A përkrahni projekte për blerjen e paisjeve?
    Grantet e vogla për projekte synojnë të mbështesin veprime specifike të nismave të shoqërisë civile dhe individëve për inciativa jofitimprurëse për çështje të rëndësisë publike që adresojnë çështje konkrete, ofrojnë rezultate konkrete brenda një afati kohor të caktuar. Të gjitha kostot e papranueshme janë të listuara në udhëzuesin për aplikim për grante urgjente. Paisjet në parim nuk ndalohen por domosdoshmëria e blerjes së tyre për arritjen e rezultateve të projektit dhe aktiviteteve specifike duhet të arsyetohet.
  • 2. Kur është data e fundit mbi të cilën mund të aplikojmë si OJQ ?
    Thirrja për aplikim për grante të vogla për projekte është e hapur gjatë gjithë kohës dhe aplikimet mund të paraqiten në çdo kohë. Duke u bazuar në udhëzuesin për aplikim, vlerësimi i aplikimeve bëhet në periudha të paracaktuara. Të gjitha informatat në lidhje me procesin e aplikimit dhe vlerësimit mund ti gjeni në webfaqen tonë në këtë link : https://bit.ly/3oVeQZc.
  • 3. Në formën e buxhetit është e cekur "Buxheti per 3 vitet e fundit, 2017,2018,2019", a paraqet problem nëse jemi organizatë e themeluar në vitin 2018?
    Jo nuk paraqet problem, te pjesa e formularit "Buxheti për 3 vitet e fundit”, për ato vite që nuk është e aplikueshme kërkesa për ju, vetëm e shkruani N/A (Psh. 2017 = N/A).
  • 4. Në formën e buxhetit cka nënkutojmë me "shpenzimet e auditimit". A bëhet fjalë për shpenzimet e menaxhimit të buxhetit të cilat kryhen nga financieri apo është angazhimi i një auditori të jashtëm pas implementimit?
    Tek shpenzimet e auditimit, fjala është për auditimin e jashtëm të projektit pas zbatimit të projektit, shuma e të cilit duhet të llogaritet në vartësi të shumës së projektit bazuar në çmimin e tregut.
  • 5. Udhëzuesi për Integrimin gjinor dhe udhëzuesi për përfshirje të qytetarëve , a vlejnë për këtë thirrje në fjalë dhe a duhet të përcaktohemi vetëm në njërin segment e më pas të qëndrojmë brenda kornizës së udhëzimeve të segmentit të zgjedhur?
    Udhëzuesit për integrimin gjinor dhe udhëzuesi për përfshierje të qytetarëve paraqesin shpjegimin se si programi EJA Kosovë i përkufizon këto dy tema. Këto dokumente janë orientuese dhe të aplikueshme për të gjitha instrumentet e EJA Kosovë, pra përfshirë edhe grantet e vogla, ndërsa aplikantit i mbetet që këty dy aspekteve të i reflektoj në intervenimin e propozuar.
  • 6. Cilat dokumente duhet bashkëngjitur për të aplikuar për projekt propozim tek kjo thirrje ?
    Të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme për aplikim janë të publikuara në webfaqen e KCSF-së në këtë vegëz: https://bit.ly/38rCO8X. Më saktësisht tek dokumenti “Udhëzuesi për aplikim për grante të vogla për projekte”, kapitulli 4-Procedurat e aplikimit.
  • 7. Ku mundemi me e gjet formën për aplikim për grante të vogla për projekte?
    Të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme për aplikim janë të publikuara në webfaqen e KCSF-së në këtë vegëz: https://bit.ly/38rCO8X.
  • 8. A është e definuar mosha me të cilën do të duhet të punojmë me grupet e targetuara?
    Jo, mosha nuk është e definuar për grupet e targetuara. Në Udhëzuesin për aplikim janë të listuara grupet e margjinalizuara të cilat duhet të jenë në fokus të intervenimit.
  • 9. A është e domosdoshme që të përfshihen të gjitha grupet e margjinalizuara që janë të cekura në Udhëzues për aplikim ?
    Jo nuk është e nevojshme që të përfshihen të gjitha grupet e margjinalizuara të listuara në thirrje.
  • 10. A përkrahen fushatat e vetëdijesimit, nëse është e domosdoshme për realizimin e projektit dhe është vetëm një pjesë e aktiviteteve të projektit?
    Fushatat e ngritjes së vetëdijesimit pa aktivitete të duhura pasuese nuk përkrahen. Nëse njëra nga aktivitetetet e projektit është fushatë vetëdijesuese dhe është e domosdoshme për realizimin e projektit atëherë ky aktivitet mund të përkrahet si pjesë e intervenimit më të madh.
  • 11. A mund të aplikojmë me partneritet?
    Partneritetet me OJQ të tjera/nisma të paregjistruara lejohen. Në këtë rast aplikanti kryesor merr përgjegjësinë e plotë për zbatimin dhe menaxhimin e projektit.
  • 12. A është i mundur ndryshimi nëse zbatimi i projekt propozimit parashihet të zbatohet në tërë territorin e Kosovës por për shkak të situatës së pandemisë COVID – 19 na duhet fleksibiletet në zbatimin e aktiviteve ?
    Aplikacioni juaj do të rishikohet para fillimit të zbatimit ku së bashku me KCSF-në plani i aktiviteteve dhe buxheti do ti përshtaten situatës epidemiologjike dhe si ajo ndikon në aktivitetet dhe qëllimet e intervenimit tuaj. Nëse gjatë zbatimit do të keni nevojë për ndryshime e adaptime shtesë e tëra kjo për shkak të situatës së krijuar është i mundur fleksibiliteti i zbatimit të projektit por gjithmonë në linjë me kërkesat e programit EJA Kosovë, thirrjes për aplikim dhe vlerësimit të aplikacionit të dorëzuar dhe kontratës dypalëshe për grantin.
  • 13. A na lejohet të aplikojmë në dy thirrje të ndryshme për aplikim?
    Po, në parim është e mundur sepse janë procese dhe thirrje të ndara por gjithmonë duke iu referuar kritereve dhe kërkesave të shpjeguara në Udhëzues për aplikim.
  • 14. A përkrahen hulumtimet, nëse është e domosdoshme për realizimin e projektit dhe është vetëm një pjesë e aktiviteteve të projektit?
    Hulumtimet dhe studimet e fizibilitetit, posaçërisht si mjet për të hartuar pjesën tjetër të ndërhyrjes në parim nuk do të mbështeten. Ato në raste të veçanta mund të mbulohen dhe vetëm nëse janë të domosdoshme për arritjen e objektivave të synuara të intervenimit.
  • 15. A munden të aplikojnë organizatat e reja nëse kanë qarkullim vjetor më pak se 25 mijë euro, edhe nëse organizata ska qarkullim në tri vitet e fundit?
    Po, organizatat e reja mund të aplikojnë me qarkullim vjetor me më pak se 25 mijë euro, edhe nëse nuk kanë pasur qarkullim për tri vitet e fundit. Nëse është organizatë e themeluar në vitin 2020 atëhere tek buxheti për vitet 2017,2018 dhe 2019 shkruhet N/A.
  • 16. A mund të aplikojnë individët?
    Po, në këtë thirrje të drejtë aplikimi kanë edhe individët (shtetas të republikës së Kosovës).