MEKANIZMI PËR ANKESA
Secili aplikant merr përgjigje lidhur rezultatin nga procesi i vlerësimit të aplikacionit të tyre.
Nëse aplikantët edhe pas pranimit të sqarimeve shtesë konsiderojnë që propozimi i tyre nuk ishte vlerësuar në bazë të meritave, ata mund të paraqesin ankesë zyrtare brenda dy ditëve të punës. Ankesa duhet të bëhet me shkrim, duke theksuar në mënyrë të qartë arsyet dhe argumentet për ankesë. Ankesa duhet të bëhet nga aplikantët, e jo përmes ndërmjetësve ose palëve të treta. KCSF-ja do ta njoftojë aplikantin për pranimin e ankesës dhe për afatin brenda të cilit do të dërgohet përgjigja, e që është 15 ditë.
Ankesat mund të shpijnë në rivlerësim vetëm nëse Komisioni i Ankesave i KCSF-së konstaton se gjatë vlerësimit janë gjetur lëshime serioze që kanë rezultuar në shkelje materiale.
Në rastet kur arsyet dhe argumentet e paraqitura në ankesë nuk janë të mjaftueshme për të filluar proces të rivlerësimit, aplikanti njoftohet përmes emailit që ankesa e tyre është refuzuar dhe nuk mund të ketë rivlerësim të aplikacionit.
Në rastin kur KCSF-ja vendos që ankesa është e vlefshme, kjo shpie në rivlerësim të aplikacionit. Në një rast të tillë, KCSF-ja u drejtohet vlerësuesve me një kërkesë për rivlerësim. Me këtë rast, krijohet një EVG i ri, ku dy prej pesë anëtarëve të EVG-së që e kanë vlerësuar më parë aplikacionin zëvendësohen. Përbërja e re e EVG-së do ta rivlerësojë aplikacionin, përfshirë raportet e kontrollit dhe regjistrimet e intervistës publike. EVG-ja do ta rivlerësojë aplikacionin me të njëjtin proces, duke rezultuar në një rezultat përfundimtar të vlerësimit për aplikacionin përkatës, i cili mund të jetë identik, më i lartë ose më i ulët se rezultati origjinal. Rezultati i ri do të përshtatet në rrjetin përfundimtar të vlerësimit të konsoliduar. Nëse rezultati i ri i vlerësimit përfundimtar është më i lartë se aplikanti i fundit i suksesshëm dhe kuota gjeografike mbahet, rivlerësimi do të rezultojë në përfshirjen e aplikantit që ankohet në listën përfundimtare të aplikantëve të rekomanduar për mbështetje. Procesi i vetos do të përsëritet vetëm për aplikacionin e rivlerësuar. Nëse donatorët nuk ushtrojnë veto, aplikanti i fundit në listën origjinale të aplikantëve të suksesshëm do të hiqet dhe do të vendoset në listën e aplikantëve të pasuksesshëm.
KCSF-ja duhet ta mbyllë procesin e ankesave dhe t’i përgjigjet aplikantit brenda 15 ditëve nga dita e dorëzimit të ankesës. KCSF-ja duhet ta mbajë një regjistër të ankesave dhe të procesit se si janë trajtuar rastet. Donatorët gjithashtu duhet të njoftohen për çdo ankesë të bërë nga aplikantët përkatës dhe si janë trajtuar dhe menaxhuar ato ankesa. Procedura dhe mundësia për t’u ankuar është publike në wefaqen e KCSF-së.