THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE INSTITUCIONALE

Angazhimi për Veprim të Përbashkët (EJA Kosovë) është program i KCSF-së që mbështet nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe ndërtimit të kapaciteteve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Duke vënë në plan të parë angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve përgjatë tërë punës së shoqërisë civile, EJA Kosovë synon të kontribuojë drejt dy qëllimeve kryesore ku:  (a) shoqëria civile shfrytëzon hapësirat për avokim dhe synon krijimin e mundësive/hapësirave të reja për pjesëmarrje të qytetarëve dhe qytetareve në formësimin e çështjeve me interes publik dhe (b) organizatat e shoqërisë civile forcojnë lidhjet me qytetarë dhe përmirësojnë llogaridhënien dhe transparencën ndaj anëtarëve dhe publikut të gjerë.

Grantet institucionale synojnë të mbështesin zbatimin e strategjive të organizatave dhe, krahas forcimit të kapaciteteve të brendshme organizative, të bëhen zëri i qytetarëve në fushat tematike që i mbulojnë. Mbështetja financiare për punën e organizatës ka për qëllim të mbështesë organizatat që janë akter të ndryshimit dhe për të vepruar dhe kontribuar në zhvillimet kryesore shoqërore në fushën e tyre të ekspertizës. Për më tepër, grantet institucionale u japin mundësi organizatave që të adresojnë çështje të identifikuara në mënyrë të vazhdueshme dhe sa herë që paraqiten, pa qenë nevoja t’i planifikojnë ato paraprakisht në detaje si në rastin e granteve për projekte. Për zhvillim organizativ nuk mund të ndahen më shumë se 15% të buxhetit të përgjithshëm të propozuar.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë.

KOHËZGJATJA DHE BUXHETI

Organizatat do të kenë mundësi të aplikojnë për përkrahje për një periudhë minimum 24 muajsh dhe maksimum 36 muajsh. Buxheti maksimal i kërkuar për financim nga kjo thirrje për një grant nuk duhet të kalojë 40.000 EUR/vit.

SESIONI INFORMUES
Ftohen organizatat joqeveritare në sesion informues rreth kësaj thirrjeje për aplikim. Sesioni do të mbahet të hënën, 29 qershor, në ora 14:00 në Zoom https://zoom.us/j/96557900035.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Aplikantët duhet të dërgojnë aplikacionet e plotësuara në [email protected]. Do të merren parasysh vetëm aplikacionet që përmbushin të gjitha kërkesat e thirrjes të specifikuara në udhëzimet për aplikime dhe formularin e aplikimit. Afati i fundit për aplikim është 05/08/2020 në orën 24: 00 sipas orës lokale.

Të gjitha informatat shtesë, përfshirë udhëzimet dhe format e aplikimit, mund të gjenden më poshtë. Çfarëdo pyetje që mund të keni për përgatitjen e aplikacioneve ose detajet e aplikacionit për grante mund të dërgohen me email në [email protected].

 

Bashkëfinancuar nga: