Përkrahja e Luksemburgut

Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë është skemë 4 vjeçare (2017-2021) ri-grantuese e financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Qëllimi i përgjithshëm i kësaj skeme të implementuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) është të përkrahë iniciativat e shoqërisë civile në Kosovë, përmes mbështetjes financiare të OJQ-ve, në këto fusha të përzgjedhura tematike:

  • Integrimi social i të rinjve;
  • Përkrahja e raportimit të drejtë në gazetari;
  • Rritja e njohurive mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe Integrimit Evropian.

Roli i gruas, barazia gjinore dhe integrimi i minoriteteve do të mbështetet dhe promovohet sistematikisht në të gjitha aktivitetet

Afati për dorëzimin e propozimeve ka kaluar dhe thirrja për aplikime është mbyllur.