Grantet institucionale

Grantet institucionale u mundësojnë organizatave të shoqërisë civile t’u përmbahen agjendave të tyre dhe të investojnë kohë të konsiderueshme në fusha të rëndësisë së veçantë. Përkrahja financiare për zhvillim institucional është e paraparë për t’i mbështetur organizatat të cilat janë apo kanë potencial të bëhen, përfaqësues të ndryshimit në fushën e pjesëmarrjes qytetare, qeverisjes së mirë, transparencës, marrëdhënieve ndëretnike dhe barazisë gjinore. Grantet institucionale mundësojnë që partnerët e DSP-së t’i ndërtojnë kapacitetet e brendshme organizative dhe tematike.

Grantet institucionale u mundësojnë organizatave të fokusohen në strategjitë e tyre dhe paralelisht me fuqizimin e kapaciteteve të brendshme organizative të jenë zëri i qytetarëve në fushat tematike që ato mbulojnë. Grantet institucionale u mundësojnë organizatave që ti adresojnë çështjet e identifikuara në formë konsistente dhe sa here që ato shfaqen pa pasur nevojë që ato të planifikohen saktë sikurse në rastin e granteve për projekte.

Thirrja për grante institucionale është e mbyllur.