INFORMATË ME RËNDËSI PËR KOMPONENTËN E DIASPORËS

Thirrja për aplikim për grantet e diasporës është mbyllur.

PËRSHKRIMI I KOMPONENTËS

Qëllimi i përgjithshëm i DSP është ta përkrahë zhvillimin e një shoqërie demokratike në Kosovë. Gjatë viteve 2014 – 2018, përveç përkrahjes për projekte që zbatohen nga organizatat e Kosovës, DSP-ja ka ofruar edhe përkrahje për organizatat e diasporës.

Fushat të cilat janë përkrahur nga DSP mbulojnë të drejtat qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë dhe bartjen e dijes nga diaspora e Kosovës për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të Kosovës. Për arritjen e këtyre qëllimeve, DSP-ja përmes granteve ka financuar projekte që vijnë nga potencialet ekzistuese dhe ato të reja të shoqërisë civile në diasporë.

Me projekt propozimet e tyre aplikuesit kanë trajtuar njërën nga fushat prioritare të cekura më poshtë:

• Mediet dhe shoqëria civile e diasporës kontribuojnë në proceset e hartimit të politikave dhe të vendimmarrjes, të cilat pasqyrojnë të drejtat qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë.

• Përkrahja e nismave, përmes të cilave tentohet krijimi i mekanizmave të qëndrueshëm dhe institucionalë për ofrimin dhe bartjen e dijes sektoriale nga diaspora në Kosovë.