Promovimi i shoqërisë demokratike (DSP)
Gjatë viteve 2014 – 2018, DSP përkrahë projekte që ndikojnë në shoqëri, si dhe ofron përkrahje institucionale për organizata të cilat i përcjellin sistematikisht dhe nxisin këto ndryshime. DSP ka për synim të arrijë ndryshime pozitive në nivelin lokal dhe atë qendror.
Qëllimi i përgjithshëm i DSP – së është ta përkrahë zhvillimin e një shoqërie demokratike në Kosovë. Synimi afatgjatë i DSP-së është arritja e ndryshimeve të dukshme dhe të qëndrueshme, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë. DSP kontribuon në dy objektiva/rezultate, si në vijim:
Objektiva I: Qytetarët e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile rrisin kërkesën ndaj institucioneve dhe marrin rol aktiv në kërkim të shërbimeve të cilësisë së lartë, qeverisjes së mirë dhe integrimit të pakicave.
Objektiva II: Diaspora kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin demokratik dhe shoqëror të Kosovës.
FUSHAT PRIORITARE TË INTERVENIMIT
Projektet trajtojnë të paktën njërën nga fushat e mëposhtme prioritare të intervenimit:
- Aktivitet i shtuar qytetar për të ndikuar tek prioritetet, planifikimi dhe vendimmarrja e qeverisë lokale dhe qendrore;
- Rritje e aktivitetit qytetar për të mbikëqyrë e për të kërkuar llogaridhënie për mangësitë nga qeveria lokale dhe qendrore;
- Rritje e pjesëmarrjes në buxhetim, me theks të veçantë në përfshirjen e grave dhe të komuniteteve pakicë;
- Zgjedhje të ndershme dhe transparente;
- Rritje e integrimit shoqëror, ekonomik dhe kulturor ndërmjet shumicës dhe të komuniteteve pakicë;
- Përmirësim i barazisë gjinore në arsimim, vend të punës dhe jetë publike;
- Kontribut i medieve kosovare dhe shoqërisë civile në proceset e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave, të cilat pasqyrojnë dhe zbatojnë të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës.
KONTAKTI
Çfarëdo pyetje e lidhur me këtë skemë të granteve mund të dërgohen me e-mail në [email protected].
Po ashtu, mund të vizitoni faqen e DSP në facebook www.facebook.com/DSPKosovo.