• 1.A mund të aplikojnë edhe bizneset në këtë skemë?
    Për aplikim në këtë skemë, aplikantet duhet të jenë organizata joqeveritare. Bizneset dhe organizatat tjera nuk mund të aplikojnë.
  • 2.A mund të aplikojnë edhe organizatat nga shtetet e rajonit?
    Për aplikim në Skemën e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet, aplikuesi duhet të jetë organizatë joqeveritare e regjistruar në Kosovë. Për pasojë organizatat që nuk plotësojnë këtë kusht nuk mund të aplikojnë në skemën në fjalë.
  • 3.A është e mundur që dy organizata se bashku të aplikojnë me një projekt propozim?
    Në rast se aplikanti ka një partner në projekt-propozim aplikacionit duhet t'i bashkëngjesë “Memorandumin e bashkëpunimit” që dëshmon partneritetin dhe i cili duhet të përmbajë informatat specifike mbi përgjegjësitë dhe rolin e partnerit.
  • 4.A duhet që projekti të realizohet në periudhën korrik 2016 - tetor 2017, apo mund të realizohet në një periudhë më të shkurtër?
    Ashtu siq është theksuar në Udhëzuesin për Aplikim, të gjitha aktivitetet duhet të përfundojnë më së voni deri më 30 tetor 2017, por varësisht nga planfikimi i aktiviteteteve, ato mund të përfundojnë edhe më herët.
  • 5.Si të veprojë një organizatë që nuk ka pasur buxhet dy vitet e fundit (2014 dhe 2015) ose është themeluar së voni?
    Sa i përketë rubrikës së buxhetit për dy vitet e fundit, nëse organizata aplikuese është e themeluar së voni ose nuk ka pasur buxhet, atëherë në atë rubrikë duhet të shënohet vetëm N/A (Not Applicable/E pazbatueshme).
  • 6 mundet një organizatë të aplikojë njëkohësisht në këtë skemë dhe skemat e tjera të zbatuara nga KCSF?
    Aplikantët mund të aplikojnë edhe në skemat e tjera të zbatuara nga KCSF njëkohësisht.
  • 7.Kriteri nr.2 për aplikim a nënkupton mesataren për 3 vitet e fundit apo që qarkullimi vjetor për secilin vit të mos kalojë shumën se 25,000 EUR?
    Kriteri për aplikim numër 2, që ka të bëjë me qarkullimin vjetor të OJQ-së, nënkupton qarkullimin brenda vitit, pra të mos kalojë shumën prej 25,000 EUR brenda një viti, ndërsa aplikanti duhet të shënojë të dhënat për tri vitet e fundit.
  • 8.Si do të dëshmohet deklarimi i qarkullimit vjetor për tri vitet e fundit që kërkohet në aplikacion?
    Në fazën e aplikimit aplikanti duhet të plotësojë rubrikën për deklarimin e qarkullimit vjetor për tri vitet e fundit. Pastaj, gjatë fazës së vlerësimit ose fazës së kontraktimit (në rast që aplikacioni përzgjidhet për t'u përkrahur) do të kërkohen dokumente shtesë si pasqyrat financiare.