Grantet e Luksemburgut

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka mbështetur 28 projekte për integrimin social të të rinjve dhe 5 projekte në fushën e përmirësimit të raportimit të drejtë në gazetari, financuar nga Qeveria e Luksemburgut.

Projektet e mbështetura në fushën e integrimit social kanë për qëllim angazhimin aktiv të rinisë për qytetari aktive dhe krijimin e mundësive për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës ndërsa projektet e përkrahura në fushën e gazetarisë kanë për qëllim përmirësimin e raportimit të drejtë në gazetari.

Këto projekte do të shtrihen në zona të ndryshme të Kosovës, duke mbuluar komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Ferizajit, Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut, Pejës, Gjilanit, Fushë Kosovës, Gllogocit, Kamenicës, Vitisë, Rahovecit, Istogut, Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit, Graçanicës, Shtërpcës, Hanit të Elezit, Kaçanikut, Mamushës, Suharekës, Dragashit, etj.

Përkrahja e këtyre 33 organizatave si: IPKO Foundation, RIT Kosovo (A.U.K), Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), Peer Educators Network (PEN), Sbunker, Dokufest, Ec Ma Ndryshe, Shtatëmbëdhjetë (17), Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM), Center for the Rights of Minority Communities (CRMC), Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime (SIT), Bashkimi Rinor E Ardhmja E Ndritur (BRAN), Vijeće Kongresa bošnjačkih intelektualaca Kosova (VKBIK), Community Development Institute (CoDe), Omladinski savet Gračanica/Graçanice & Omladinski savet Pasjane (OSG), Rrjeti i Radiove për të Drejtat e Njeriut (RDN), Community Development and Empowerment (CD&E), Agromedicine, NGO Bardha, Asocijacija za Lični Trening Edukaciju Razvoj i Osnaživanje ALETRO (ALT), FENIKS, “Shoqata e Pronarëve të Pyjeve Private të Komunës së Pejës – bjeshkët e rugovës (SHPPP BJESHKËT E RUGOVËS)”, Union “Forca e Gruas Kosovare” (UFGK), Association for Sustainable Tourism Development (ASTD), Tourism and Marketing Institute (TMI), Center for Women Development (CWD), Kosova’s Organization of Medical Students (KOMS), Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet (ÇOHU), Kosovo 2.0 (Kosovo Glocal), Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) dhe Crno Beli Svet (CBS) kap shumën e rreth 1,5 milion euro derisa zbatimi i projekteve shtrihet në një hark kohor deri në dy vjet.