U mbajt trajnimi 'Pjesëmarrja e organizatave të shoqërisë civile në procesin e hartimit të ligjeve dhe politikave'

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), KCSF organizoi trajnimin “Pjesëmarrja e organizatave të shoqërisë civile në procesin e hartimit të ligjeve dhe politikave”.

 

Në këtë trajnim, përfaqësues të përzgjedhur të organizatave të shoqërisë civile u pajisën me njohuri dhe diskutuan mbi rreth parimeve ndërkombëtare të pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin e ligjevedhe politikave, kornizës ligjoretë aplikueshme në Kosovë dhe mekanizmave konkretë për pjesëmarrje dhe praktikat dhe rastet konkrete të pjesëmarrjes në nivelin lokal, të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

 

 

Trajnimi u mbajt më 23, 24 dhe 25 tetor 2013, nga trajnerët Taulant Hoxha, Hajrullah Çeku dhe Driton Selmanaj.

 

KCSF gjatë javëve dhe muajve në vazhdim do të vazhdojë me organizimin e trajnimeve tjera për organizata të shoqërisë civile për legjislacionin për shoqëri civile, qeverisjen e brendshme të organizatave të shoqërisë civile, pjesëmarrjen e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian dhe fondet e BE-së për shoqëri civile.