U mbajt punëtoria me temë 'Reforma e Administratës Publike në Kosovë – sfidat për t'iu përgjigjur procesit të Integrimit në BE'

Në kuadër të Shkollës për Integrim Europian, organizuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), u mbajt punëtoria me titull “Reforma e Administratës Publike në Kosovë – sfidat për t’iu përgjigjur procesit të Integrimit në BE”. Tema e punëtorisë ka përfshirë diskutimin dhe zbërthimin e nevojave për një administratë publike efektive, llogaridhënëse dhe përgjegjëse për t’iu përgjigjur nevojave të procesit në marrëdhëniet Kosovë – BE.

Punëtoria synon të diskutoj në thellësi reformën e administratës publike në Kosovë dhe përgatitjet që duhet bërë Kosova për të negociuar MSA-në me BE-në dhe strukturat që duhet ngritur.

Reforma e administratës publike ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë edhe për vendet e rajonit prandaj për të ndarë përvojën e tyre organizatorët kanë ftuar ekspert dhe përfaqsues të institucioneve nga vendet e rajonit. Për këtë arsye organizatorët kanë ftuar ekspert nga Kosova që janë përgjegjës për zbatim, ekspert nga Bashkimit Europian dhe shtetet anëtare,  si dhe ekspert nga rajoni si Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Përveq ekspertëve nga rajoni pjesëmarrësve iu adresua edhe Ministrja e Inovacionit dhe Administrates Publike nga Qeveria Shqiptare znj. Milena Harito.

Në përgjithësi kjo punëtori ka mbledhur rreth 50 pjesëmarrës duke përfshirë dhe shoqërinë civile dhe mediat.