U mbajt punëtoria “Krijimi i Partneriteteve për Veprime Lokale”

Në kuadër të projektit të përbashkët të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Europeum –European Institute for Policy “Ndërtimi i Partneriteteve për Veprim Lokal” që ka për qëllim iniciimin e projekteve të përbashkëta lokale mes organizatave të shoqërisë civile në Kosovë dhe Republikën e Çekisë, Syrii Vizionit organizoi punëtorinë “Krijimi i Partneriteteve për Veprime Lokale”. Punëtoria u mbajt 19 mars 2013 në Pejë.

Projekti synon fuqizimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet OJQ-ve aktive në nivel lokal dhe administratës në komunat Prizren, Pejë dhe Mitrovicë, ngritjen e performansës për projekte të përbashkëta në fushat e trashëgimisë kulturore dhe kulturës në Prizren, eko-turizmit dhe mobilitetit urban në Pejë, si dhe zhvillimit ekonomik lokal dhe sigurisë në Mitrovicë. Projekti po ashtu synon krijimin e presionit pozitiv nga poshtë-lartë, duke gjeneruar ekspertizë lokale dhe zgjidhje të politikave nga ana e shoqërisë civile, propozimin e projekteve konkrete nga politikat përkatëse dhe avokimin e tyre drejt vendim-marrësve si dhe drejt publikut të gjerë në nivel lokal. Ndër të tjera, gjatë projektit do të bëhet ndarja e përvojës nga Republika Çeke dhe ekspertëve të saj nga fushat e cekura më lartë.