TRAJNIMI 'KONTRIBUTI I SHOQËRISË CIVILE NË RAPORTIN E PROGRESIT TË KE-SË 2014'

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizon trajnim në temën “Kontributi i shoqërisë civile në Raportin e Progresit të KE-së 2014”, i cili do të mbahet më 10 dhe 11 qershor 2014, në zyret e KCSF-së në Prishtinë.

 

Ftohen të gjitha organizatat e shoqërisë civile aktive në Kosovë, të cilat janë duke përgatitur kontribut me shkrim për Raportin e këtij viti, të përzgjedhin/nominojnë nga një pjesëmarrës për këtë aktivitet. Informatat e të përzgjedhurit nga organizata juaj (emri dhe mbiemri, pozita, e-maili dhe telefoni) duhet të na dërgoni më së largu deri më 4 qershor 2014, ora 12:00, në email-in [email protected]. Poashtu, të bashkëngjitur mund ta gjeni agjendën.

Trajnimi do të organizohet në formë punëtorie ku pjesëmarrësit gjatë ditës së parë do të njihen në detaje mbi strukturën e KE-së dhe institucioneve vendore që kontribuojnë në hartimin e Raportit të Progresit, me instrumentet e PSA-së, me fokus tek përmbajtja e Raportit i Progresit, do të zhvillojnë aftësitë praktike mbi teknikat dhe metodologjinë e kontributit me shkrim në raportin e progresit. Ditën e dytë pjesëmarrësit do të punojnë në grupe për të parë shkallët e ndryshme të vlerësimit gjatë leximit të këtij raporti si dhe do të punohet në hartimin e dy kontributeve nga kriteret politike, një i bazuar në monitorim dhe tjetri në hulumtim.

Ky aktivitet është pjesë e një serie të trajnimeve dhe punëtorive në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.