Thirrje për shprehje të interesit për angazhim të ekspertëve/eve

KCSF fton të gjithë të interesuarit/rat me kualifikime përkatëse dhe përvojë të dëshmuar që të shprehin interesimin e tyre për t’u përfshirë në listën e bashkëpunëtorëve/eve të jasht­ëm/me­ të KCSF-së, për fushat në vijim:

  • Qeverisja e Brendshme e OShC-ve
  • Menaxhimi dhe Raportimi Financiar
  • Menaxhimi i Ciklit të Projektit
  • Teknikat e Mobilizimit të Komunitetit dhe Përfshirjes së Qytetarëve në Punën e OShC-ve
  • Ngritja e Fondeve dhe Vlerësimi i Ndikimit të Punës së Organizatës
  • Sistemet dhe Proceset për Monitorim dhe Vlerësim (M&E) të Punës së Organizatës
  • Avokimi Pjesëmarrës
  • Integrimi gjinor
  • Promovimi i Punës së Organizatës dhe Komunikimi përmes Mediave dhe Rrjeteve Sociale
  • Sistemet dhe Proceset për Procedura të Prokurimit për OShC
  • Digjitalizimi i Punës dhe Proceseve
  • Pjesëmarrja e Shoqërisë Civile në Strukturat e Integrimit Europian
  • Politika e Zgjerimit e BE-së