THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

– Integrimi social i të rinjve –

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) hap thirrjen për aplikim për projekt-propozime për përkrahjen e Integrimit social të të rinjve. Në kuadër të kësaj thirrjeje synohet angazhimi aktiv i rinisë për qytetari aktive dhe krijimi i mundësive për përfshirjen e të rinjve në tregun e punës.

Integrimi social i të rinjve synohet të arrihet përmes projekteve në përfshirjen e të rinjve në procese vendim-marrëse, iniciativa vullnetare për kauza sociale, aktivitete jashtë kurrikulës shkollore, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve për aftësi kyçe të transferueshme, krijimin e mundësive të punës dhe mundësive të vet-punësimit.

Të gjitha informatat lidhur me thirrjen për propozime, duke përfshirë udhëzimet dhe formularët e aplikimit së bashku me të gjitha shtojcat mund të gjenden më poshtë.

Për të gjitha organizatat e interesuara do të organizohen 5 sesione informuese në komunat e listuara më poshtë:

  1. 20 shkurt 2020 ora 10:30 – 12:00 (shqip) – Kinema “Jusuf Gërvalla (rr. Hasan Prishtina 73, Pejë)
  2. 25 shkurt 2020 ora 11:00 – 12:30 (shqip) – Zyra për Punësim dhe Aftësim Profesional, (sheshi Adem Jashari, Mitrovicë e Jugut)
  3. 26 shkurt 2020 ora 11:00 – 12:30 (serbisht)- Europe House, (rr. Kralja Petra 1, Mitrovicë e Veriut)
  4. 27 shkurt 2020 ora 10:30 – 12:00 (shqip)- Kino LUMBARDHI, (rr. Remzi Ademi nr. 4, Prizren) dhe
  5. 2 mars 2020 ora 11:00 – 12:30 (shqip/serbisht) – KCSF, (rr. Musa Tolaj, Lam A, H1, Kat.12, nr. 65-1, Lakrishtë, Prishtinë)

Buxheti maksimal për një grant është 10,000 EUR dhe përmes kësaj thirrje planifikohet të përkrahen 8-10 organizata.

Çfarëdo pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo detajet e aplikimit për grante mund të dërgohen me e‐mail në [email protected] deri më 28 shkurt 2020.

Aplikimet e kompletuara duhet të dërgohen më së voni deri më datë 13 mars 2020, ora 23:59, në adresën e-mail [email protected].