Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe KCSF shpallin Thirrjen për propozime për organizatat nga Kosova me qëllim të përkrahjes së projekteve për politika dhe avokim brenda fushës së Aquis të shoqërisë civile të Ballkanit IPA FPA – Fuqizimi i kapaciteteve të monitorimit dhe avokimit, si dhe i potencialit të OShC-ve.

Qëllimi kryesor i Thirrjes është ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në vendet e IPA-s për monitorim dhe avokim të politikave të ndërlidhura me shoqërinë civile, të mbuluara nga fushat  e Matricës së Monitorimit apo nga Udhëzuesi i BE-së për përkrahje të shoqërisë civile në vendet e zgjerimit, 2014-2020. 

Ambienti favorizues për shoqërinë civile është përkufizuar si një ambient që ofron kushte, brenda të cilave shoqëria civile mund të funksionojë. Në mënyrë specifike, ambienti favorizues konsiderohet si një varg i gjerë i kushteve – ekonomike, politike, shoqërore, kulturore, ligjore dhe të tjera – që ndikojnë në kapacitetin e qytetarëve, qoftë atë individual apo kolektiv, për të marrë pjesë vullnetarisht në organizata të shoqërisë civile. Ambienti favorizues gjithnjë e më shumë konsiderohet si kyç në vlerësimin e sektorit të shoqërisë civile.

Projekt propozimet duhet të jenë në kuadër të fushës specifike të shënuar më poshtë, e që është pjesë e fushave prioritare të Matricës së Monitorimit (www.monitoringmatrix.net) për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile.

Më konkretisht, projekt propozimet për Kosovë duhet të fokusohen në:

Nënfusha 3.3 – Kufizimet dhe mundësitë ligjore për OShC-të në marrjen e kontratave nga shteti për shërbime publike dhe në zbatimin e tyre;

Kush mund të aplikojë:

•    Organizatat e shoqërisë civile të regjistruara në Kosovë.

Rezultatet e projektit duhet të përfshijnë:

•    Dokument të politikave – BCSDN mund të përkrahë organizatat në shpërndarjen e produkteve të politikave tek të gjitha institucionet relevante. Përveç kësaj, dokumentet e politikave do të publikohen në faqet e internetit të BCSDN-së dhe të anëtarëve të tij;
•    Organizmin e diskutimit për Dokumentin e politikave – një organizim në nivel vendi me hisedarët kyç, për qëllim të diskutimit dhe promovimit të dokumentit të politikave;

•    Fushatën e avokimit – për Dokumentin e politikave– që ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e vetëdijesimit për temat e Thirrjes për propozime dhe ndryshimin e efektshëm të politikave.
Komisioni vlerësues do të bëjë përzgjedhjen e projekteve fituese deri në fillim të muajit qershor 2015. Pas nënshkrimit të kontratës, përfituesit e granteve do të kenë kohë deri në fund të tetorit 2015 që të zbatojnë projektet e tyre.

Dokumentet për aplikim:

– Projekt propozimi (shih formën më poshtë)
– Buxheti i projektit (shih formën më poshtë)
– CV e organizatës

Afati i fundit për aplikim me projekt propozime është data 4 qershor 2015.  Projekt propozimet duhet të dërgohen në formë elektronike në e-mail adresën [email protected].

Shuma maksimale për grantet për projekte është 3,000 EUR. Grantet do të administrohen nga KCSF, si anëtare e BCSDN-së në Kosovë. Kjo skemë e granteve nuk do të përkrahë projekte të bashkëfinancuara.

Shpenzimet e pranueshme janë: shpenzimet e personelit, të komunikimit, shtypjes së publikimeve, të organizimit të ngjarjes nacionale etj.

Për informata shtesë mund të kontaktoni:

Thirrja për Propozime është në kuadër të „Acquis së shoqërisë civile të Ballkanit – Fuqizimi i potencialit për avokim dhe monitorim, si dhe i kapaciteteve të OShC-ve”, të financuar nga Trusti i Ballkanit për Demokraci. Më shumë informata për projektin mund t’i gjeni në  www.balkancsd.net.