THIRRJE PËR APLIKIM: PROGRAMI I SHOQËRISË CIVILE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton Organizatat jo-qeveritare të Kosovës të aplikojnë për grante për projekte.

Programi i Shoqërisë Civile për Shqipëri dhe Kosovë financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, e përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë, dhe menaxhohet nga KCSF në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të mbështesë pjesëmarrjen demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara proçesin e anëtarësimit në BE përmes kontributit në njërën nga pesë fushat tematike si më poshtë:

  1. Mos diskriminimi dhe barazia gjinore
  2. Mediat e pavarura
  3. Pakicat dhe grupet e margjinalizuara
  4. Mbrojtja e mjedisit
  5. Lufta kundër korrupsionit

 

Afati për dorëzimin e aplikacioneve për projekte është 5 Nëntor 2018 në ora 24:00 sipas kohës lokaleAplikacionet e pranuara pas këtij afati, jo të kompletuara dhe/apo ato që nuk janë në përputhje me rregullat dhe format do të refuzohen.

Ju lutem keni parasysh se për këtë thirrje mund të aplikohet vetëm në gjuhën angleze.

Për të ju ofruar më shumë informata mbi thirrjen dhe procedurat e aplikimit, KCSF do të organizoj sesion informues sipas orarit të mëposhtëm.

Data Vendi Lokacioni Koha Gjuha:
29.10.2018 Prishtinë KCSF 10:00  Shqip dhe Serbisht

 

Për më shumë informata, kliko këtu.