SHTOJCA PËR SHOQËRI CIVILE - FTESË PËR KONTRIBUT ME SHKRIM

Zyra e projektit TACSO në Kosovë në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ju fton të kontribuoni në numrin e veçantë të “Shtojcës për Shoqëri Civile” e cila do të botohet në kuadër të numrit festiv të fundvitit të gazetës “Koha Ditore”.

Kjo shtojcë ka për qëllim promovimin e punës së organizatave të shoqërisë civile  të cilat me punën e tyre kanë ndikuar në ndryshime pozitive në jetën e qytetarëve, zhvillimin e demokracisë në vend, respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe çështje tjera shoqërore.

Përveç organizatave të shoqërisë civile të regjistruara, kontributet pranohen edhe nga nismat qytetare të paregjistruara/jo-formale.

Artikulli juaj duhet t’i përmbajë informatat kryesore për aktivitetin ose nismën dhe të jetë jo më i gjatë se 1000 fjalë. Aktivitetet ose nismat e përshkruara në artikull duhet të jenë të zhvilluara ose përmbyllura gjatë vitit 2014. Artikujt mund të shkruhen në gjuhën shqipe ose serbe.

Artikujt e pranuar do të redaktohen nga gazetarë profesionist me qëllim të përshtatjes në stilin dhe formatin e Shtojcës.

Ju lutemi që gjatë shkrimit të artikullit tuaj të keni parasysh:

  • Hyrje: përshkrim të situatës paraprake dhe nevojës për ndryshim;
  • Çështjet kryesore: në pika të shkurta, çështjet kryesore të trajtuara nga organizata;
  • Procesi: përshkrim për procesin, me theks në rolin e shoqërisë civile;
  • Përmbyllje: përmbledhje e shkurtë të përfundimeve kryesore;
  • Faktorët e suksesit: përmbledhje e shkurtë për faktorët e suksesit nga ana e shoqërisë civile.

Ju lutemi që kontributet tuaja t’i dërgoni deri më 7 dhjetor 2014 në e-mail adresën [email protected]. Bashkë me artikullin ju mund të dërgoni dhe fotografi ilustrative.
  Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian.