PREZANTIMI I RAPORTIT PËR KOSOVË PËR VITIN 2014 I MATRICËS SË MONITORIMIT PËR AMBIENTIN E FAVORSHËM PËR ZHVILLIM TË SHOQËRISË CIVILE

KCSF organizoi tryezë për prezantimin e raportit për Kosovë për vitin 2014 i Matricës së monitorimit të ambientit të favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile.

Prezantimi u mbajt nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa panelistë të këtij takimi ishin znj. Venera Hajrullahu – Drejtore Ekzekutive e KCSF-së, z. Bekim Çollaku – Ministër i Integrimit Europian dhe z. Samuel Žbogar – Shef i Zyres së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së.

“Matrica e monitorimit për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile” është një instrument i monitorimit i zhvilluar nga vet shoqëria civile e Ballkanit Perëndimor dhe përcakton standardet optimale që duhet të ekzistojnë për të krijuar një ambient të favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile. Indikatorët e shumtë masin cilësinë e legjislacionit në fuqi, por në veçanti nivelin e zbatimin e legjislacionit që ndërlidhet me punën e sektorit të shoqërisë civile.

Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të gjetjeve kryesore për vitin 2014 bashkë me përshkrimin e Matricës së monitorimit për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile, ndërsa raportin për Kosovë për vitin 2014 mund t’a gjeni në linkun: http://kcsfoundation.org/repository/docs/23_04_2015_2694623_150420_Matrica_e_Monitorimit_Raporti_per_Kosove_2014_shqip.pdf